Nesër do të lexoni/ Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Dimensioni ushtarak i Isa Boletinit

910
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Zotërim të artit tradicional popullor
Isa Boletini është figurë madhështore e atdhetarit të flaktë dhe propagandistit të shquar të historisë së popullit shqiptar. Ai në rrugën e tij të stërmundimshme për pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar, ka shpalosur në të gjithë veprimtarinë e tij të gjatë dhe të pasur luftarake, edhe një dimension tjetër, pak të rrahur dhe të analizuar. Ky dimension më pak i njohur është ai prej prijësi dhe lideri ushtarak. Këtë dimension me dukuritë dhe të veçantat e tij, përpiqemi të zbulojmë dhe rindërtojmë. Ndonëse ai nuk kishte ndjekur studimet dhe nuk kishte diplomë të ndonjë shkollë apo akademie ushtarake klasike, ndonëse nuk kishte njohur për artin ushtarak dhe studime mbi mendimin dhe teoritë ushtarake, sepse nuk kishte lexuar Zhominin, Klauzeviçin apo Makiavelin, Isa Boletini me zgjuarsinë dhe intuitën natyrale njihte dhe kishte përvetësuar në arsenalin e tij një numër të madh elementësh të artit ushtarak të zbatuar në mënyrë krijuese, të pleksur mirë me artin tradicional popullor, në kushtet e teatrit karakteristik dhe të ushtrive jo të rregullta me luftëtarë vullnetarë dhe me taktikën e luftës popullore….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal