Nesër do të lexoni/ Pasthirma kushtrimi nga At Gjergj Fishta

770
23 tetor 1871-30 dhjetor 1940
“…Shka n’ shtat vjet e shtatdhjet vjet,
Dinë me dekë, po, për dhe të vet…”
Safet N. Ramolli
Si këto sentenca të rralla për nga mënyra se si e shprehin autoktoninë e kombit shqiptar në këto troje, vitalitetin e tij, qëndrueshmërinë e veçantë, shpirtin liridashës e të gjerë, qëndresën stoike, besën dhe fjalën e dhënë, e mjaft të tjera si këto, mund t’i hasësh vetëm te intelektualë të mirëfilltë e të kompletuar më së miri dhe patriotë në zë sikurse është edhe At Gjergj Fishta. Në përvjetorin e lindjes, po sidomos atë të vdekjes, ato na vijnë si mesazhe kushtrimi patriotike e krenarie të ligjshme mbarëshqiptare. Jetëshkrimi i Fishtës telegrafisht do të ishte ky: lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës, duke mbajtur për pagëzim emrin Zef, por në udhëtimin e jetës me krenari ka admiruar si mbiemër atë të fshatit të lindjes. U arsimua fillimisht në Seminarin Françeskan në Shkodër, mandej në Bosnjë. Në moshën 23-vjeçare u kthye në atdhe duke filluar shërbimin ndaj tij në lëmin e kultit, ku edhe dha kontribut të kualifikuar për thuajse gjysmë shekulli. Njëherësh provon edhe penën si poet duke u bërë i dëshiruar e tërheqës që në fillimet e kësaj veprimtarie. Ishte 31-vjeçar kur u emërua drejtor i Shkollës Fretnore në Shkodër, duke kryer njëherësh edhe një akt të guximshëm me vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi. Më 1908 merr pjesë si përfaqësues i Shoqërisë ”Bashkimi” në Kongresin e Manastirit, ku u diskutua për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në interes të lëvrimit të gjuhës shqipe si gjuhë letrare, vijon të krijojë intensivisht në fushën e shkrimeve, ashtu sikurse më 1916 merr pjesë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal