Nesër do të lexoni/ Parlamenti 1924: Kur J. Erebara kërkoi zi për Leninin, Fico zi për Wilson, A.Këlcyra zi pwr Vani Kosturin

Gëzim Llojdia
Bisedimet e Kuvendit kushtetues. Faqe 63-65.Mbledhja e VII. E hanë me 4 Fruer 1924.Ora 3 m.dr. 
Në parlamentin shqiptar në vitin 1924 është mbajtur zi për tre personazhe krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Reuf Fico sapo ka filluar seanca e pasdrekes ka kërkuar që të mbahen 5 minuta zi për vdekjen e Presidentit amerikan Wilson. Ndërkaq z. R.Fico ka kërkuar t’i dërgohet një telegram në shenjë ngushëllimi familjes. Pas kësaj zie, parlamenti është mbledhur sërish. Jashar Erbera ka kërkuar që të mbahen edhe 5 minuta zi për vdekjen e Leninit. Duke e shqyrtuar këtë propozim me thëniet, se Lenini do të fliste më tepër për një Shqipëri të madhe. Ky propozim ka bërë që në sallë të dëgjohen të qeshura. Deputeti Avni Rustemi ka marrë fjalën ku midis të tjerave ka thënë se, Shqipëria nuk duhet të jetë bolshevike, por sipas A. Rustemit, Lenini ishte i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të 1915 për copëtimin e Shqipërisë. Ndërhyrja e E. Vlorës ka qenë ironike: “Për nderin e kaq mijë shpirtrave që theri me duar të tija...”replikoi ai.
Ndërhyrjet e deputetit A. Këlcyra ka qenë për të mbajtur 5 minuta zi për Vani Kosturin, të cilit i ishin vrarë, djali dhe nipi nga ushtritë e huaja.

Teksti i plotë..
Z. Reuf Fico: Z. kryetar! Pa hy në bisedime të rendit të ditës, dua të bëje një proponim. Me hidhërim muarrmë vesht se ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara t’Amerikës W. Wilson-i vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mbëdha që i ka bërë Shqipërisë, proponoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi edhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
Pranohet.
Bahen 5 minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mbështjellet prapë.
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf