Nesër do të lexoni/ Një mesazh nga Petro Marko

1008
Besnik SHUSHICA
Mercenarizmi është cilësi e njerëzve me karakter të dobët. Jo më kot populli ynë ka nxjerrë shprehjen e famshme ”Qeni leh, atje ku ha”. Të tillë qen nuk i kanë munguar Shqipërisë në të gjitha kohërat. Lehjet e tyre nuk kanë reshtur as në këto vitet e pseudo-demokracisë. Madje janë shtuar duke u bërë më të neveritshëm se qentë e rrugës. Po le të qëllojmë në shenjë, se për kë e kemi fjalën konkretisht. Metodave rankoviçiane që aplikoi Koçi Xoxe në vitet e sundimit të tij gjakatar në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk i shpëtoi as Petro Marko, shkrimtari i barrikadave të Spanjës dhe antifashisti revolucionar i pathyeshëm. Vuajtjet në birucat e regjimit komunist ai i ka përshkruar në librin e tij “Retë dhe Gurët”. Mjafton të përmendim një letër që ai dërgon Koçi Xoxes nga burgu dhe nuk ka nevojë të zgjatemi për këtë moment të jetës së tij: “Nëse të ka mbetur ndonjë fije shoqërie nga e kaluara jonë, do të të lutesha të jepje urdhër të më pushkatonin sa më parë, se nuk i duroj dot fyerjet e rënda dhe torturat çnjerëzore”. Kjo letër qe fatsjellëse për të, jo se e nxori nga burgu, por e shpëtoi nga plumbi edhe nga torturat. Mbas goditjes që pësoi Koçi Xoxe, shumë veta që ishin arrestuar gjatë kohës së tij në mënyrë arbitrare, dolën nga burgu dhe fituan pafajësinë. Një prej tyre qe edhe Petro Marko. Por kalvari i vuajtjeve për këtë burrë nuk kishte të sosur. Nuk kishte kaluar shumë nga sistemimi në punë, kur i vjen urdhri për “shkurtim organik”. Dhe nga kush?!
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal