Nesër do të lexoni/ Ministri i Parë i Luftës, Mehmet Pashë Derralla

829
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Kush ishte Mehmet Hasan Derralla
Ka lindur në vitin 1843 dhe mbylli sytë në vitin 1918, po në Tetovë. Bëri 40 vjet (1878-1918) luftë çlirimtare ndaj gjithfarë pushtuesish të Atdheut. U arsimua në tri shkolla ushtarake (gjimnaz, shkollë e lartë, akademi). Ushtarak, oficer dhe në moshën 35 vjeç u bë gjeneral, i përkushtuar dhe specialist në përmasa të një strategu. Ai shërbeu në disa funksione të larta shtetërore e ushtarake, jashtë dhe brenda Shqipërisë. Kudo ishte model i përsosmërisë ushtarake, profesionale dhe teorike. Mehmet Derralla ka qenë ideator, organizator, udhëheqës dhe frymëzues i mjaft kuvendeve mbarëkombëtare si në Prizren, një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të viteve 1878-1881, në Pejë, në Vlorë dhe ishte një nga 40 burrat e shtetit të ri shqiptar që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, etj. Ai ka qenë mendimtar, komandant në beteja, drejtues me përmasa strategjike në trevat e Kosovës, por shquhet në kryengritjet e mëdha të viteve 1910, 1911, 1912, 1913. Ishte anëtar i Qeverisë së Përkohshme në Shtetin e parë Shqiptar. Mbajti detyrën e Ministrit të Parë të Luftës në historinë ushtarake kombëtare. Ishte në plotë kuptimin e fjalës themelues i Ushtrisë së parë Kombëtare, në vitet 1912-1914. Ai ishte personalitet që përfaqëson virtytet më të çmuara të një kombi….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal