Nesër do të lexoni/ Maliq Sadushi, bir i Labërisë dhe luftëtar i vendosur për liri dhe çlirim kombëtar

626
Prof. Dr. Ago Nezha
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Patriotizmi i ngjizur në një truall të shëndetshëm
Në fshatin Vajzë të Vlorës, një nga fshatrat e traditave dhe të vlerave të spikatura historike, ndër bijtë e saj të shquar zë vend dhe Maliq Sadushi, krahas figurave të tilla si Ali Asllani, Sulejman Rexhepi, Perlat Rexhepi, etj. Patriotizmi i tij është ngjizur në një truall të shëndetshëm me njerëz të penës dhe të pushkës, që i kanë kaluar kufijtë jo vetëm të fshatit e krahinës së Labërisë, por dhe më gjerë mbarë kombëtar. Lufta Nacionalçlirimtare e gjen Maliqin fare të ri, në fshatin e tij të lindjes. Ai u lidh fort pas luftës dhe ju krijuan mundësitë për tu rreshtuar me ilegalët e parë partizanë e për të kryer shërbime në interes të saj, si p.sh. shpërndarje traktesh, shoqërim ilegalësh nga njëra bazë e luftës në tjetrën, hyrja disa herë ilegalisht në qytetin e Vlorës me detyra të rëndësishme ndërlidhjeje, etj. Ishte vetëm 13 vjeç kur u krijua organizata e rinisë antifashiste duke qenë ndër të parët që u përfshi në radhët e saj. Ndërsa nga pranvera e vitit 1942….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…