Nesër do të lexoni/ Lufta për mbrojtjen e Plavës e Gucisë

814
Gëzim ZILJA

Aferim mori Shqipni
T’bukur nam kam ni për ty
Ke lidh besën për m’u shkri
Mos me lshu Plav’ e Gusi

Gjatë muajit tetor 1879, Mali i Zi, duke parë se shqiptarët ishin të vendosur të mbronin Plavën e Gucinë, filloi përqendrimin e ushtrive në kufi, duke e çuar numrin e ushtarëve në 5.600. “Lidhja” iu përgjigj, duke vënë në gatishmëri luftarake forcat e veta. Sipas vendimit që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes kishte marrë më 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak dhe Shtabi Ushtarak nën kryesinë e Ali Pashë Gucisë shpalli në Plavë e Guci gjendjen e luftës dhe kërkoi mobilizimin e gjithë krahinave veriore e më gjerë. Kënga na bën me dije: 

Aferim mori Shqipni
T’bukur nam kam ni për ty
Ke lidh besën për me u shkri
Mos me lshu Plav e Guci

Më 13 tetor një gazetë e Livornos, Itali shkruante: “Shqiptarët kanë si parim kryesor ndjenjën e Atdheut… Që të gjithë shqiptarët janë dhe e quajnë veten vëllezër të çdo dogme apo fisi që të jenë. Ata janë xhelozë për kombësinë e tyre dhe nuk duan ta humbasin atë.” Më 1 nëntor 1879, forcat malazeze, duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe të matnin pulsin e shqiptarëve kryen dy inkursione: të parin në fshatin Pepaj….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal