Nesër do të lexoni/ Lufta e Lëkurësit: 28 shkurt, 4 mars 1878

320
O grekër o besëqenë
Ç’kërkuat në vëndin tënë
Ç’ua mori dreqi mëntë
Latë kockat në Sarëndë.
Gëzim Zilja
Sipas epikës historike
Lufta turko-ruse përfundoi me traktatin e Shën Stefanit më 3 Mars 1878, ku gjysma e tokave shqiptare i jepej Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Greqia nuk merrte gjë nga ky traktat dhe mbetej në kufijtë e mëparshëm. Duke përfituar nga shpartallimi i Turqisë, banda të organizuara qysh para Traktatit mësynë në Jug të Shqipërisë për ta pushtuar atë e për ta bërë fakt të kryer aneksimin e tij. Më 27 shkurt 1878, një bandë prej 150 vetash zbarkoi në Sarandë. Këtyre iu bashkëngjitën edhe 700 vullnetarë të tjerë nga Korfuzi (përgjithësisht shqiptarë), që komandoheshin nga kolonelët Llapa e Lord (Jorgj) Stefani. 

Shtatëdhjetë e tetë senea 
Doli Lordhi nga Morea 
Lëkurës u ngre simea (flamuri)

Disa historianë grekë e konsiderojnë zbarkimin e bandave greke (andartë në këngët popullore) si lëvizje të himariotëve dhe udhëheqësve të Bregdetit për mëvetësi nga pushtimi turk. Ata pohojnë midis të tjerash: Lufta e Lëkurësit u bë ndërmjet bregasve dhe shqiptarëve të tjerë jo të turqizuar, për çlirimin e Kalasë së Lëkurësit, pikës strategjike të ushtrisë turke dhe përzënies së Turqisë, çetave kurveleshase, djalërisë labe, të inkuadruar në radhët e ushtrisë turke nën komandën e Ibrahim Pashës (që erdhi nga Janina), që kërkonin të përjetësonin pushtimin turk, duke iu dhënë shqiptaro-turqve disa të drejta…. Në fakt ata që zbarkuan ishin bregas nën komandën e Lord Stefanit, qeparotas, që ktheheshin nga lufta Ruso-Turke dhe do të çlironin hyrjen e Himarës, në jug, nga turqit. 
Në të gjitha këto teza antishqiptare ka të vërteta por më shumë të pavërteta. Pyetja që lind vetvetiu është: Nëse këta bregas do të çlironin Himarën nga turku….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….