Nesër do të lexoni/Kriminelët e kolaboracionistët të dënuar nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës

681
Organizata e Veteranëve të LANÇ dhe strukturat e saj në qendër dhe në bazë, gjithë veteranët e pasardhësit, duke punuar me përkushtim të veçantë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për realizimin e detyrave e të objektivave që përcaktoi Konferenca e 10-të Kombëtare, erdhën në këtë konferencë me arritje në të gjithë treguesit kryesorë të veprimtarisë së tyre. Konferenca e 11-të Kombëtare vlerësoi ekzistencën e kompaktësisë dhe të unitetit në gjirin e Organizatës sonë, respektin dhe frymën e shëndoshë të solidaritetit e mirëkuptimit mes veteranëve e pasardhësve, në organizmin e veprimtarive të suksesshme, kompaktësi në vendimmarrje dhe kanë rritur frymën kolegjiale. Forcimi organizativ ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të drejta dhe në respektin e ndërsjellë midis veteranëve dhe pasardhësve. Ata kanë marrë nga njëri-tjetri vlerat më të mira. Konferenca theksoi se veterani, si figurë me vlera të veçanta historike, ka vend e rol kryesor në Organizatë dhe në drejtimin e saj. Ashtu sikurse dhe pasardhësit, si plejada më e shëndetshme, më e gjallë e më energjike, po e përtërit në vazhdimësi Organizatën e Veteranëve dhe strukturat e saj. Plejada e pasardhësve është e pashtershme, ajo është forca që i përket e tashmja dhe e ardhmja e Organizatës së Lavdishme të Veteranëve të LANÇ, që do ta bëjë atë të pavdekshme. E ndërgjegjshme dhe e vendosur maksimalisht për të përmbushur misionin e saj të lartë atdhetar në mbrojtje të idealeve të LANÇ dhe të vlerave të padiskutueshme kombëtare, Organizata jonë u është kundërvënë me të gjitha mjetet demokratike, me forcën e argumentit dhe të vërtetave historike, përpjekjeve e revanshit të forcave të djathta regresive, për denigrimin e Luftës sonë të Lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, për përbaltjen e falsifikimin e asaj periudhe historike, për konvertimin në “patriot” të kriminelëve e kolaboracionistëve të djeshëm, bashkëpunëtorë me pushtuesit e vendit, të dënuar nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës, si dhe për sulmin e paskrupullt ndaj dëshmorëve, luftërave të lirisë dhe figurave të shquara që udhëhoqën atë epope të madhe që solli lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Propaganda jonë, sikundër u theksua në Konferencë, në të gjithë kompleksitetin e vet, e shoqëruar me veprimtari, cilësore e masive përkujtimore të datave e ngjarjeve të LANÇ, ka qenë më e organizuar e kualitative, më konkrete e dinamike, u është përgjigjur më mirë situatave, ka pasur angazhime më të mëdha, ka siguruar sensibilitet e pjesëmarrje më të gjerë në aktivitete, veçanërisht të moshave të reja, ndaj të cilave, vëmendja e strukturave tona, në të ardhmen, të jetë edhe më e madhe. Rol të veçantë, në përmbushjen e kësaj detyre prioritare ka luajtur gazeta “Kushtrim brezash”, e cila, duke u bërë gjithnjë e më shumë tribunë luftarake e mendimit të fuqishëm të deklamimit e mbrojtjes të së vërtetës, me botimin e deklaratave, peticioneve, protestave, editorialeve, artikujve dhe replikave, me lëvrimin, aktualizimin dhe pasqyrimin dinjitoz të vlerave të historisë së LANÇ…

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal