Nesër do të lexoni/ Kongresi i Lushnjës ngjarje me rëndësi për fatet e Shqipërisë, Tirana zgjidhet kryeqytet

Nga Orhan FRASHËRI

Inaugurimi i punimeve të Kongresit nga forcat kryengritëse dhe ato të ushtrisë e xhandarmërisë që drejtonte nga kapiten Meleq Frashëri bënë të mundur përfundimin me sukses të punimeve të Kongresit. Nga historia kemi mësuar se detyrën për thirrjen e Kongresit e mori një komision i përbërë nga 28 anëtarë midis tyre; Besim Nuri, Estref Frashëri, Ferit Vokopola, Qemal Mullaj, Abedin Nepravishta, Bajram Haxhia, Ibrahim Karbunara, Muntaz Lura dhe me kryetar Besim Nuri. Kongresi u vendos të mbahej në qytetin e Lushnjës. Ai i zhvilloi punimet nga datat 21-28 janar 1920. Në të morën pjesë 50 delegatë nga i gjithë vendi, të cilët hodhën poshtë planet antishqiptare dhe shprehën vendosmërinë për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Ata u dërguan nota proteste edhe qeverive angleze, franceze, italianë etj, dhe miratuan një akt kushtetues ku përcaktohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar, të shprehur nga organet e zgjedhura prej tij. Kongresi rrëzoi qeverinë e përkohshme të Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kryesuar nga Sulejman Delvina, e cila iu kundërvu politikës shoviniste, bashkoi nën një pushtet të vetëm qendror pjesën më të madhe të vendit, u kërkoi pushtuesve tërheqjen e tyre nga territoret e Shtetit Shqiptar dhe përkrahu luftën e armatosur për çlirimin e plotë të vendit. Me luftën e Vlorës 1920 e më pas u realizua ky çlirim. Komisioni nismëtar dhe Kryetari Besim Nuri e anëtarët e tjerë kishin vënë në dijeni Kapitenin Meleq Frashëri që të takohej me Aqif Pashën për të punuar e për t’u vënë në krye të punimeve të Kongresit dhe ai pranoi që Kongresi të zhvillonte punimet në shtëpinë patriote të Fugallarëve. Aliu dhe Hanko Xhemalia vunë në dispozicion dy ndërtesa për delegatët që do të merrnin pjesë në Kongres së bashku me shpenzimet për ushqim etj. Kur forcat austro-hungareze u larguan, më 1918-n nga Shkodra, forcat ndërkombëtare që ishin në Shkodër i propozuan Meleq Frashërit të qëndronte në detyrën që kishte në Shkodër si...


Për më shumë lexoni nesër në gazetën "Telegraf"