Nesër do të lexoni/ Ismail Bej Vlora dhe Esat Pashë Toptani – Historia e përplasjes për të qeverisur vendin në 1913-n

1200
Nga Ergys Alushi

Emërimi i Esad Pashë Toptanit si ministër në Qeverinë e Vlorës. Kur Komandanti i forcave turke në Shkodër, Esad Pashë Toptani u largua nga Shkodra, vendi i Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Ismail Bej Vlorës, ishte bosh. Kryetari i Qeverisë, Ismail Bej Vlora do të emëronte në këtë post, Esat Pashë Toptanin, me të cilin njihej kohë më parë. Ata të dy, bashkë me Hasan Prishtinën, Syrja Bej Vlorën e të tjerë, më 12 janar 1912, kishin zhvilluar takimin në: “Taksim” të Stambollit. Plani për ta vrarë Esat Pashën sapo ai të zbriste nga anija, në Skelën e qytetit, nisi të përflitej në qytet dhe fjalët shkuan deri te Ismail Bej Vlora. “Pas bajramit, mbeshtjellur të gjithë ministrat duke pritur shokun e ‘tyne, ministrin e punëve të brendshmeve që t’ i shtudiojnë e t’ u japin zgjidhje çashtjeve me interes të math. Por, në vent të Z. ministër erth një telegrame nga Durës..” ”Aty, dërguesi thotë se “Ti, kryetar i Qeverisë, (sepse telegrama asht e drejtuar te Zoteria e Tij)- u a more nga dora fuqinë e ministrave. Bane një nom administrimi, e këshillove:…”

Miting në Vlorë kundër Esad Pashë Toiptanit
Për largimin nga qeveria të Esat Pashë Toptanit, nuk do të rrinte pa reaguar as kryetari i qeverisë së Vlorës, Ismail Bej Vlora. Në qytetin e Durrësit, Esad Pashë Toptani do të formojë një qeveri të re, në përbërje të së cilës do të ishin emra si Faik Konica, Dervish Hima, Fazil Pasha e të tjerë, nën drejtimin e Esat Pashës. Fuqitë e Mëdha i kishin marrë masat që bisedimet midis të dyve të zhvilloheshin në bordin e një luftëanije në detin e Vlorës. Esad Pashë Toptani me cilësinë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal