Nesër do të lexoni/ Gjirokastra në librin e Prof. Mimoza Kores

918
Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.
Studimet gjuhësore, në këta 27 vite kalimtare, kanë qenë të pakta. Institucionet shkencore, duke përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, nuk kanë mundur dot t’u afrohen dhe jo më t’i tejkalojnë arritjet gjuhësore të viteve 50-90 të shekullit të kaluar. Veprat gjuhësore të atij harku kohor të një sërë studiuesish të shquar shqiptarë (të Tiranës, të Prishtinës si dhe të arbëreshëve) përbëjnë një thesar shkencor me rëndësi. Madje, Kongresi i Drejtshkrimit (1972) ishte kurorëzimi i këtyre studimeve dhe përpjekjeve atdhetare për të njësuar gjuhën shqipe. Kjo është një ngjarje e shënuar e kulturës dhe kombit shqiptar si komb evropian. Monografia e Prof. Mimoza F. Kores me titull “Gjirokastra: Vështrim historik, gjuhësor dhe etimologjik” është një studim cilësor për një nga të folmet e spikatura të mozaikut të të folmeve dhe dialekteve të atlasit tonë gjuhësor. Libri në këtë fushë është një ogur i mbarë për studimet gjuhësore, që i ka tiparet e kërkimeve shkencore dhe që është shkruar në një gjuhë sa të rrjedhshme aq edhe të këndshme. Në libër, krahas tezave, ligjeve teorike ka një material të begatë dhe të larmishëm shembujsh të fragmenteve nga veprat e shkrimtares disidente Musine Kokalari, nga librat e Ismail Kadaresë e veçanërisht nga “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” etj., që e bëjnë librin të vlefshëm për mësuesit e gjuhës shqipe, njerëzit e masmedias, por edhe për të gjithë lexuesit….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal