Nesër do të lexoni/ Gëzim Llojdia: Nga trazirat ballkanike të 1911-s, te çështja e Shën Naumit në Hagë

Gëzim Llojdia 
Studiues

Gazetat, që dritën e botimit e shihnin përtej oqeanit sjellin lajme befasuese për ngjarjet që zhvilloheshin në Ballkan në prag të ngjarjes së madhe kombëtare.Ngjarja e ndodhur në parlamentit turk nuk kishte si të mos sillte zemëratë të thellë në Shqipëri. Në vendlindje të Ismail Beut, vlonjatët nxjerrin dhe dëbojnë nga qyteti i tyre, përfaqësuesit e qeverisë osmane. Xhonturqit sipas dokumenteve historikë të kohës, nisin reprezaljet duke burgosur përfaqësuesit shqiptarë, të cilëve u ishin zgjuar shpresat te ndenja e mëvetësisë kombëtare, kur kombe të tjerë ndërkaq kishin shkuar drejt çlirimit.

Ja teksti i plotë: Trubullimet në Vlorë pas lajmit për Ismail Qemalin. Pas një telegrafi të gazetës së Londrës TIMES, të botuar te gazetat amerikane, Vlonjakët, të egërsuar për rahjen e pabesë të deputetit të tyre Ismail Qemal Be' në Parliament, paskan dbuar mehmurët e guvernës turke. Shqiptarët përgjithësisht janë ndezur nga kjo ngjarje dhe gatitin trubullime të reja. Xhon-turqit, nga ana tjatër, mendohen të zëne dhe të burgosin gjithë deputetët Shqiptarë, që u kundërshtohen si tradhëtorë dhe si shkakëtarë të kryengritjes shqiptare.
Dom N. Kacorri Nikollë Kaçorri (1862-1917) ishte një ndër përfaqësuesit katolik në kuvendin e Vlorës, Patrioti D. N Kaçorri ka marrë pjesë në luftërat....



Për më tepër nesër në gazetën "Telegraf"...