Nesër do të lexoni/ Gëzim Llojdia: Në ishullin ku gjendet manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” në një ditë të veçantë

761
Gëzim Llojdia*
1.
Manastiri: “Fjetja e Shën Mërisë” në ishullin e Zvërnecit. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit, si çdo vit, mblidhen qindra besimtarë ortodoksë për të festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor, që mban emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.Vetëm këtë vit Bashkia ka rindërtuar urën prej druri, një atraksion i bukur dhe më i veçanti.
2.
Shfaqet ishull i Zvërnecit. Një pyll dhe disa ndërtesa lyer në të verdhë. Përpara kemi një urë druri. Imazhi i saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine. Një dukuri që më befasoi ishte shterimi i ujërave të ishullit. Sipërfaqja e tharë sivjet ishte dyfish më e madhe. As manastiri shekullor nuk i ishte nënshtruar ndonjë restaurimi. 4 kolona të tij janë në rrugën e shembjes nga vitet e e gra dhe erozioni, erërat e forta që këtu ndihet më shumë. Manastiri është vepër kulti që funksionon edhe pas kaq shekujsh, por ai është ndërkaq edhe një monument kulture. Nga restaurimi i parë kanë mbetur shenjat treguese, mospërfundimi i shtrimit me pllaka, vendosja e disa gureve në mënyrë amatoreske, kur rikthimi i objektit në pamjen e tij fillestare është dhe mbetet objektiv. Ky objekt kulti duhet shpëtuar.
3.
Manastri ruan bukurinë e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rrezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij 4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rrëziku, që shtohet bëhet edhe më prezent ngase ditët kalojnë dhe restaurimi i objektit s’duket fare në horizont. Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndëryrhe të menjëhershme …..
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal