Nesër do të lexoni/ Çfarë ndodhi më 13 tetor 1981 në gjirin e Vlorës

(Dhënë për “Telegraf” , gazetares Zenepe Luka më 2009)

Enigma e nëndetëses, ku u bë 12 orë luftë. Pas incidentit u fol për një nëndetëse amerikane me bombë atomike, për të hedhur Vlorën në erë. 
Rrëfen për herë të parë pubilikisht, ekskluzivisht për “Telegraf” komandanti i dragominës Kolonel Agush Gjoni. 

Agush Gjoni, sot Kolonel në rezervë, ka përjetuar ngjarjen e 13 tetorit të vitit 1981 me detyrën e komandantit të Dragaminës së madhe në Sazan, anija kryesore në këtë operacion, që bëri 8 orë luftë, për ta asgjësuar. Nëndetësen enigmë edhe pas 29 vjetësh. Ka shërbyer 30 vjet në forcat e Flotës luftarake detare deri në vitin 1999 kur doli në rezervë. Gjatë gjithë kohës dhe në vazhdim ka punuar në anije transporti në linjën Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas, duke nisur me Niobe, Skënderbeu, Red Star. Ka kaluar 1.2 milionë udhëtarë, 50 mijë makina dhe 300 mijë kamionë. Në jetën e tij ka shumë ngjarje, rreziqe e rrisqe, por, ajo e 13 tetorit 29 vjet më parë, mbetet enigmë edhe sot dhe ndër vite do të mbetet si legjendë. 

Çfarë ju kujton ajo ditë? 
13 tetori i vitit 1981, është një ditë, që e kujton e gjithë Vlora, të gjitha strukturat e ushtrisë dhe flotës detare. Është dita që kujtohet nga të gjithë dhe që ka lënë pas enigmën....







Per me teper neser ne gazetetn "Telegraf"...