Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Shkolla vlonjate e pikturës dhe fati i veprave të piktorëve vlonjatë!

811
Por çështja është, a dihen me saktësi ku janë veprat e shitura dhe të dhuruara?…
Autorët e tyre në radhë të parë duhet të dinë ku i kanë veprat e krijuara dhe, cilat konkretisht kanë dhuruar…”
Vasil Talo ishte i pari që solli në Vlorë pikturën në popull. Pikturën që pikturohej në mes të njerëzve të qytetit dhe shikohej lehtësisht prej tyre. Të dhënat që hidhte në bllok Vasili, i shoqëronte dhe skica detajesh e vizatimesh. Aty piktori u njoh siç na thanë edhe me nipin e heroit, i cili thoshin se i ngjante shumë. Dikush na tregoi dhe një portet të gdhendur në gur të heroit dhe piktori përsëri filloi të mbante shënime. Dalëngadalë filloi të merrte formë portreti i një heroi legjendar. 
Skënder Kamberi është piktor që kërkon e realizon shprehje të tilla artistike, që ngjallin mendime e emocion. Piktura e tij jep një përshtypje të shqetësuar dramatike përmes kompozimeve origjinale, kontrasteve të dritës, e ngjyrave të thella dhe të një linje vizatimi të përthyer në konture të nënvizuara. 
Piktura e Nestor Jonuzit ishte e pasur me ngjyra, që hyjnë shumë herë në raporte delikate dhe që mbartin ritmin e gëzuar të jetës. 
Në liceun artistik, Petrit Ceno, do të kishte profesorë të tillë të nderuar si: Buza, Kaceli, Paço, Kodheli etj. Petriti vazhdon një kurs tre vjeçar për specializim në pikturë dhe do jepte mësim në shkollën e mesme artistike në Vlorë. “Çfarë i bashkonte ata? Ata kishin afërsisht të njëjtën moshë, ishin shkolluar brenda vendit, kishin pasur po ata pedagogë. Mblidheshin rregullisht, duke folur e diskutuar për punët e tyre dhe zhvillimet e pikturës në vendin tonë e në botë, shkëmbenin mendime për motivet, temat, teknikat, gjinitë, përmasat ngjyrat deri dhe titujt…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal