Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Kur xhiroheshin filmat shqiptaro-sovjetikë

926
Nga Ergys Alushi

Kur xhirohej filmi “Skënderbeu” 
1953
Pakkush e di që filmi “Skënderbeu” ka fituar një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar dhe, pikërisht në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës. Çmimi ishte për ngjyrat më të mira.
lajmin e parë për fitimin e një çmimi të tillë do ta jepte gazeta “Zëri i Popullit” që në numrin e datës 4 prill 1954 shkruan: “Më 3 prill 1954, në Kanë është duke u zhvilluar Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit. Delegacioni sovjetik përbëhej nga G. Aleksandrov, Lubov Orlova, Sergei Jutkeviç, Akaki Horava, Klara Luçko dhe Litvinenko”. Gazeta lokale “Le Patriot” shkruan: “Interpretim i shkëlqyer i Skënderbeut nga Akaki Horava, shfaqje e mirë e aktorëve të tjerë, muzikë e shkëlqyer dhe teknikë e lartë”

Suksesi i filmit
Filmi do të pritej mirë në Evropën e kohës, aq më tepër kur regjisori i filmit do të ishte Sergej Jutkjeviç, dhe në rolin e Skënderbeut luante një nga aktorët më të mirë të Bashkimit Sovjetik, Akaki Horava, që për famën e madhe që gëzonte në B.R.S.S. ishte zgjedhur dhe deputet. Asaj kohe filmi u shfaq në Francë dhe në disa shtete të Bllokut të lindjes, ndërkohë që Italia kërkonte ta shfaqte, por me disa shkurtime, kurse Turqia do të tregonte indiferencë, për shkak se turqit e konsideronin tradhtar Skënderbeun. Kudo që shfaqej, jehona e filmit ishte e madhe. Ende sot në rusi, filmat ku Akaki Horava ka luajtur kërkohen e pëlqehen ende. Për herë të parë në kinematë e Moskës filmi do të shfaqej më 28 nëntor të viti 1953, në të njëjtën ditë që do të shfaqej dhe në Tiranë, duke korrur një sukses të menjëhershëm. Regjisori ishte rus, aktori kryesor po rus, ndërkohë që edhe skenari ishte përgatitur nga autorë sovjetikë sipas historisë që kishin grumbulluar në Shqipëri.

Problemet deri në fillimin e xhirimeve 
Por deri në fillimet e xhirimeve, diplomacia shqiptare do të lëvizte disa herë për në drejtim të Moskës, duke dërguar vazhdimisht vërejtjet për skenarin dhe kërkesat për shtesa në skenar. Rusët qëndronin fort në skenarin e tyre dhe nuk donin të ndryshonin asgjë pavarësisht kërkesave për ndryshime që vinin nga Tirana, por për hatër të konsolidimit të miqësisë shqiptaro-sovjetike që ishte në kulmin e saj, edhe në sektorin e filmit, u ra dakord që të merreshin në konsideratë ndryshimet e kërkuara.

Xhirimet e para
Xhirimet e para do të ishin luftimet me kuaj, ndaj dhe nga Bashkimi sovjetik do të niseshin grupet me kuaj, të cilët do të niseshin nga Odesa për në drejtim të Durrësit, me një anije të madhe që do të shkaktonte kuriozitet të madh në qytetin bregdetar të Shqipërisë, ditën që do të mbërrinte. Asaj kohe u tha, se gjatë xhirimeve të para, kali i bardhë i përzgjedhur për t’u kalëruar nga “Skënderbeu” do të ngordhte e në të tilla kushte do të përzgjidhej….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal