Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Kur shkelej toka, ajri e deti i Shqipërisë

870
Një ndër ngjarjet e vitit 1946, ishte dhe pretendimi britanik se më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët e tyre ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Në vargun e më shumë se 160 provokacioneve të bëra nga grekët në kufirin tonë të jugut, figurojnë 19 provokacione të bëra nga anijet greke që kanë shkelur në ujërat territorial shqiptare. 1 maj 1946 – në bregun e Butrintit, një motoskaf grek u orvat të zbarkojë në tokën shqiptare një të panjohur. Pasi u diktua nga trupat shqiptare, motoskafi u largua. 3 mars 1947 – në ora 14, persona të pa identifikuar nga kufiri grek, tek piramida nr.56, sektori i Konispolit, kanë qëlluar disa herë me armë një patrullë shqiptare, e cila kryente detyrat e veta. Ai që njihet në historinë e Shqipërisë si “Provokacioni i 2 gushtit 1949” nisi në fshatin Vidohovë, ku që në bombardimet e luftimet e para mbetën të vrarë 8 ushtarakë shqiptarë. Më datën 4 janar 1951 në orën 6 të mëngjesit një aeroplan Italian i ardhur nga Italia, fluturoi mbi Kepin e Stillos dhe prej këtej u largua për në Itali. Më 23 dhjetor 1957, një aeroplan gjuajtës reaktiv i flotës ajrore ushtarake të SHBA, Tip T-33, i pilotuar nga majori i forcave ajrore amerikane Houard Xh. Këren, shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë. Më 31 dhjetor 1957 një aeroplan britanik Nr. 10.408 i tipit Skaimaster u detyrua të ulet në një aeroport shqiptar mbasi shkeli hapësirën ajrore të Republikës Popullore të Shqipërisë për afro 30 minuta.

Nga Ergys Alushi
Provokimet greke deri në incidentin e Kanalit të Korfuzit
Gjatë vitit 1946, në zonën detare pranë Kanalit të Korfuzit, ndodhën tri ngjarje, të cilat krijuan probleme serioze në marrëdhëniet shqiptaro-britanike, duke krijuar tensione të cilat për pak sa nuk precipituan në një konflikt të armatosur. Një ndër ngjarjet e vitit 1946, ishte dhe pretendimi britanik se më 22 tetor 1946, në afërsi të Kepit të Varesë, dy destrojerët e tyre ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët britanikë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët britanikë. Në notën e protestës të datës 9 dhjetor të vitit 1946 që qeveria britanike i dërgoi qeverisë shqiptare deklarohej se Qeveria shqiptare…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal