Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Kur Greqia qëllonte me mitraloz bregdetin shqiptar!

958
Provokacioni i parë i shkaktuar nga anijet greke në ujërat territoriale të Shqipërisë së Jugut, do të ndodhte më 25 qershor të vitit 1945. Një vapor grek kishte kapur dhe kontrolluar një barkë shqiptare në zonën e Ksamilit. Në datën 12 janar 1945 Agjencia e lajmeve “Reuter” në lidhje me pretendimet greke mbi të ashtuquajturin Vorio Epir thotë se kjo çështje nuk mund t’i paraqitet Këshillit të ministrave të Jashtëm Aleatë, pasi Shqipëria nuk ka qenë në gjendje lufte me Greqinë Në seancën e Këshillit të Sigurimit të zhvilluar, më datën 20 janar të vitit 1947, në pikën 5 të rendit të ditës do të ishte “Ankimimi britanik kundër Shqipërisë në lidhje me incidentin e ndodhur në kanalin e Korfuzit”. Në datën 27 janar 1947, delegacioni shqiptar i ngarkuar për të marrë pjesë në këtë Komision kishte mbetur në Shkup, mbasi autoritetet greke refuzojnë t’iu japin vizën e hyrjes për në Greqi Përfshirja e Britanisë në incidentin me mina në kanalin e Korfuzit, i kishte dhënë një rëndësi ndërkombëtare këtij kanali. “Në seancën e parë publike të Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s, përfaqësuesi i Republikës Popullore të Shqipërisë, Kolonel Nesti Kerenxhi, paraqiti në emër të qeverisë shqiptare një deklaratë në të cilën theksoi se, menjëherë pas mbarimit të Luftës, Shqipëria u bë objekt i sulmeve greke, të cilat kryheshin bile edhe kundër minoritetit shqiptar në Greqi….” Gjenerali Hodgson pohon ndër të tjera në raportin e tij sekret që i ka dërguar Qeverisë britanike më 29 korrik 1945 se marina greke ka bërë provokime kundër Shqipërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Hysni Kapo nuk i pranoi akuzat britanike sipas së cilave, Shqipëria kishte minuar kanalin e Korfuzit, ku dy luftanije britanike ndeshën në mina më 22 tetor të vitit 1946. Kolegji Mesdhetar i spastrimit të minave, pa e lajmëruar Shqipërinë dhe pa kërkuar pëlqimin e saj, ia ngarkoi përgjegjësinë e minave në ujërat shqiptare në kanalin e Korfuzit, jo Shqipërisë, por Greqisë. Pasdreken e datës 13 mars, ora 17.30, kaloi tokën shqiptare një nënkomision Komisionit Hetimor i Këshillit të Sigurimit, i cili do të hetonte mbi provokacionet e grekëve në kufirin shqiptaro-grek. Kolonel Kerenxhi parashtroi një sërë argumentesh, se mënyra ilegale e Greqisë kundër Shqipërisë është e egër dhe armiqësore, nëpërmjet krijimit të organizatave antishqiptare, trakteve, propagandës, provokacioneve me armë në kufi e të tjera si këto…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal