Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Kinezi që vdiq duke montuar antenën e RTSH-së!

921
Me dekret nr.4886 të datës 28 shtator 1971, Presidiumi I Kuvendit Popullor do t’i jepte titullin “Hero i Punës socialiste” teknikut kinez, Çan Pao Y, i cili kishte vdekur në krye të detyrës në territorin e Shqipërisë. Ngjarja do të bënte bujë për kohën e do të përcillej në të gjitha faqet e gazetave të vendit. Në lidhje me ngjarjen, dy partitë respektive do të vendosnin së bashku për të gjitha ceremonitë që do të kryheshin për nder të kinezit që vdiq në krye të detyrës. Bashkë me ceremonitë, propaganda komuniste e kohës do ta përdorte vdekjen si një shembull të sakrificës së lartë që duhet të ndjekin të gjithë komunistët e vërtet për ndërtimin e socializmit. Aq e madhe ishte kjo propagandë sa në shtypin e kontrolluar, u fol shumë për rrethanat e vdekjes, duke i kushtuar më shumë vend e faqe citateve për internacionalistët e të gjithë botës dhe ndërtimin e socializmit. Por çfarë kishte ndodhur? Cili ishte shkaku i vdekjes së teknikut kinez?
Përse akti që I shkaktoi vdekjen u konsiderua si heroik dhe në mbrojtje të shokëve shqiptarë…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”
Sigal