Nesër do të lexoni/ Ergys Alushi: Bilbil Vlora, ustai i muzikës qytetare me saze

Nga Ergys ALUSHI

Vlora e fillim shekullit të 20-t ë kishte jetën e vet normale, me ngjarje e zhvillime që ndikonin në jetën e qytetit e të njerëzve që jetonin aty. Qyteti numëronte rreth 4 mijë banorë, që banonin në një hapësirë të vogël, me banesa të vogla njëkatëshe që nga deti i ndante një moçal i tërë. Krijimi i klubit patriotik “Labëria” do fillonte ta prishte monotoninë e qytetit dhe ngjarjet do të zhvilloheshin të vrullshme. Bashkë me ato patriotike, do të merrnin jetë edhe ngjarjet kulturore, do të shtoheshin këngët e vallet, do të luhej më shumë muzikë. Në vitin 1909 do të jepej shfaqja e parë teatrale e do të krijohej e para orkestër. Shpallja e Pavarësisë do të shoqërohej me një gëzim të ligjshme të banorëve të Vlorës, muzikantët e këngëtarët e të cilit do të mblidheshin edhe në 1 vjetorin e shpalljes së saj për të festuar e kënduar, në ato pak bare të vogla të qytetit. Në luftën e Vlorës të vitit 1920, kompozitori Thoma Nasi do të kompozonte këngën “Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora”, ndërkohë që në nëntor të vitit 1922 do të krijohet në Vlorë e para bandë muzikore. Janë këto disa nga ngjarjet kulmore kulturore në qytetin e Vlorës që lidheshin me muzikën dhe këngën. Dhe në këtë atmosferë jetonin çdo ditë dhe të parët e familjes Cenko, kryefamiljari Abduli e djali i tij Bilbili. Ky i fundit ka qenë 23 vjeç në ditën e shpalljes së Pavarësisë. Ai ishte bërë një emër i njohur në Vlorën e atyre viteve. Në shtëpitë e vlonjatëve, në kafenetë e vogla të rrugicave të vjetra të “Muradies”, xhamisë së Tabakut, Varroshit e Vrenezit, në dasmat plot aheng ku merrte pjesë e gjithë mëhalla, ku klarineta e violina ishin mbretër e magji e kohës në varfërinë e mizerjen e atyre viteve...


Për më tepër nesër në gazetën "Telegraf"...