Nesër do të lexoni/ Enver Cakaj:“Alo! Duam dyzet gaveta!”

753
Djemtë e Skraparit e nisnin jetën me dy profesione, atë të bariut dhe të partizanit. Tjetër zanat s’kishin, se ua kishte privuar koha. Qeveritë pushtuese që vinin e iknin kishin hesapet e tyre. Këtë fat pati edhe Ali Zylyftari, djali nga Strora e Skraparit. Të dy zanatet ia mësoi i ati, Abaz Zylyftari, që la delet në mal dhe iku në luftën e Vlorës të luftonte kundër fashistëve italianë. Për herë të parë u njoh me armë familja Hysko. E merrnin të gjithë në dorë me radhë, e shikonin,e lëmonin me dorë, e pastronin dhe e varnin në gozhdë. Por arma nuk e kishte vendin atje. U plak Abazi, po u rrit Aliu. Arma donte trima ,po dhe Aliu nuk ishte i paktë. Njeriu bëhet trim kur ka ideale të qarta për vendin. Abazi ia kishte mësuar përdorimin e armës të birit, po i kishte treguar edhe si luftohet. Ishte vetëm 18-vjeç kur Aliu e hoqi armën nga gozhda dhe e hodhi në supet e njomë. Fjalë pas fjale i erdhi lajmi, se në Qafën e Martës do të krijohej Batalioni partizan “Riza Cerova” dhe, tok me shokët që mori me vete, u rreshtua me ta. Që në fillim…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal