Nesër do të lexoni/ Enver Cakaj: Brigada e shtatë, furtunë, në Luftë mbaje flamurë…

769
Vlusha, ku u krijua Brigada e 7-të Sulmuese 
Kush i nisi dhe nga u nisën? E morën bekimin e prindërve apo e kishin me vete? Ku po vinin dhe a do të ktheheshin më? Në luftë, ose do të vrasësh, ose do të vrasin. Tek iknin honeve e shkrepave ilegalisht, i thoshin njëri-tjetrit: “Takohemi në Destinën
e Vlushës!” Dhe iknin rrugë pa rrugë për të arritur deri atje. Atëherë duke ikur pyjeve, djemtë lanë si mesazh këto vargje: 
“Tek lisi me pllaka guri,
jepej fjala,s’tundej burri.”
Çfarë mesazhesh mbanin brenda këto dy vargje? Skraparasit në jetë të jetëve nuk kanë pasur kurrë nevojë për shufër kur ishte fjala për trimëri, po për fre. Ishte një forcë urrejtje brenda shpirtit të tyre, që nuk pyesnin se cilin kishin përpara. Drejtuesit e Brigadës së 7-të vrisnin mendjen për organizimin e luftimeve, por edhe për ushqimin e partizanëve.
Më poshtë po japim një letër që flet vetë për atmosferën dhe shpirtin luftarak të kësaj brigade…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal