Nesër do të lexoni/ Dy vite nga humbja e inxhinier Egon Gjadrit, ja cilat janë veprat e tij

1468
Në nëntor të vitit 2015, Shqipëria humbi një nga specialistët e ndërtimit më të mirë në historinë e saj. Egon Gjadri, Profesor dhe Inxhinier ndërtimi i nivelit më të lartë ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Në një periudhë gati 40-vjeçare, inxhinier Gjadri mori pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve kryesorë të vendit tonë, si dhe të veprave hekurudhore. Ai ishte projektuesi kryesor i tuneleve të devijimit, shkarkimit dhe të sjelljes së ujit në hidrocentralet e Shkopetit, Bistricës, Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit dhe Banjës, duke nisur nga viti 1963 deri në 1985. I lindur në Tiranë, më 23 maj 1935, i biri i profesorit dhe inxhinierit të famshëm zbatues, Gjovalin Gjadri, Egon Gjadri kreu studimet në Shqipëri duke nisur nga vitit 1953, në Institutin e lartë të saj kohe (Universiteti u themelua në 1957). Njeri me pasione të shumanshme në jetë, Egon Gjadri u mor me sportin e volejbollit, madje duke qenë një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij në vitet ’50-të. Ai luajti për Studentin dhe për ekipin kombëtar në eliminatore të Evropianeve, në krah të emrave të shquar si Petrit Murzaku, Andon e Xhorxh Kona, Napolon Llalla apo Vangjel Koja. Ai u diplomua në 1958-n, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke nisur punën si pjesëtar i grupit të projektimit të hidrocentralit….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal