Nesër do të lexoni/ Disa kujtime nga luftimet në territoret e ish-Jugosllavisë

835
(13 Dhjetor 1944)

Safet N. Ramolli
Naxhi Zhupa, pas pak ditësh hyn në vitin e 89-të të jetës. Partizan në Ushtrinë Nacional-Ҫlirimtare nga fillimviti 1944, pjesëtar i Brigadës 8 Sulmuese, një ndër formacionet partizane më të konsoliduara dhe më rezultative. Me çlirimin e vendit dhe deri sa plotësoi moshën e pensionimit, një nga kuadrot korrektë dhe i ndodhur ku e kanë dashur interesat e atdheut; një familjar më shumë se sa i rregullt dhe “penëmprehtë” për të hedhur në letër me argumente dhe korrektësi objektive zhvillimet gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Ҫlirimtare. Edhe pse në moshë të pjekur, veteran dhe invalid i LANҪ-it, pranoi me kënaqësi të jepë intervistën e mëposhtme, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit ngjarje të pazakonta në territorin e Ish-Jugosllavisë si luftëtar në përbërje të Koalicionit Antifashist Botëror. I ndihem i detyruar dhe i obliguar.

Ju si partizan i Brigadës së 8 Sulmuese, keni marrë pjesë edhe në luftimet në territoret e Ish-Jugosllavisë. Lexuesi ka interes të mësojë se cila është e vërteta për këto zhvillime atë mot?
Faleminderit për interesimin që keni për këtë çështje. Fillimisht dëshiroj ta filloj me togfjalëshin “Në Mal të Zi – çdo gjë Zi”. Kështu shprehej me të drejtë përmes një vargu rapsodi anonim, kur forcat e Brigadës së 8-të, në përbërje të Divzionit të 6-të të U.N.Ҫ.SH, vepruan dhe luftuan në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore. Ne partizanët shqiptarë shkelëm në territorin e atij shteti, jo siç është thënë e shkruar rëndom “Për të ndihmuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, por hymë si pjesëtarë të Aleancës Antifashiste Botërore, pra si pjesë e Koalicionit….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal