Nesër do të lexoni/ Dështimi i pajtimit të Ismail Bej Vlorës me Esat Pashë Toptanin

810
Ergys Alushi
-Vijon nga numri i kaluar-
Esad Pasha formon qeveri në Durrës
Në qytetin e Durrësit, Esad Pashë Toptani do të formojë një qeveri të re, në përbërje të së cilës do të ishin emra si Faik Konica, Dervish Hima, Fazil Pasha e të tjerë, nën drejtimin e Esat Pashës: U formua e dyta qeverri shqipëtare! “Ç’përshtypje do të bajë vallë ky titull? Shqipëtarët e Durrësit e të përqarkut, e dimë, s’ do të çuditen. “Aferim, do të thonë, ky asht hyqymeti i ynë”. Shqipëtarët e tjerë ata që s’rrojnë nën hien e qeverriës së re, do të habiten dhe ata që rnojnë jashtë atdheut, duke mos u zënë besë syve, do të helmohen kur të kupëtojnë se Esad Pashë Toptani ngriti në Durrës një qeverrië më vehte. Po, në Durrës, Esad Pasha, Faik Koncia, Dervish Hima, Fazil Pasha dhe disa të tjerë formuan një qeverrië të re. Përse? S’besojmë të n’a pyesë përse, ay q’i njeh emënat e atyne që numëruam ma sipër. Na përgjigjemi për ata të tjerët. Esad Pasha nuk munt të durojë që Z. Ismail Beu të jetë kryetar i qeverisë dhe ay, goxha “gjeneral” të mos ketë ma shumë se një ministër: Shokët e Pashës s’mundin t’ia falin fajin që bani Zoti Kryetar’ i Qeverisë duke mos u përpjekur që të futen në ministri njerëz “të mëdhenj”si Dervish Hima e Faik Konica… Qysh të quhet ministër një Gurakuqi, një Cali, një Pogë e një Nosi, njerës të cilët s’dinë ç’domethënë qeverisje dhe të lihen më nj’anë burra si Dervishi e si Faiku?! 
Po këtë punë, kurrë, kurrë s’munt ta kuptojë koka e tyre. Esad Pasha nuk e do Ismail….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal