Nesër do të lexoni/ Daily Telegraph: “Shqipëria e viteve ’90, policia sekrete dhe çdo person i tretë është spiun”

841
Gëzim LLOJDIA
Në 14 Mars 1990 midis të tjerave “Daily Telegraph” shkruante: “Shqipëria ka një performancë ekonomike të dobët, mungesë të stimujve, izolim ekonomik dhe politik dhe krenari kombëtare. Gjendet 45 vjet në sundimin totalitar, pasi Enver Hoxha e tërhoqi vendin nga feudalizmi në komunizëm më 1946-n. Policia sekrete, sigurimi – dhe çdo person i tretë thuhet se është një spiun i sigurimit. Vizionet e transmetuara nga Italia dhe Jugosllavia i bëjnë shumicën e shqiptarëve të vetëdijshëm për jetën e mirë vetëm përtej mundësive të tyre. Prodhimet e qumështit janë racionuar në një kilogram për familje në javë dhe ka një treg të zi të lulëzuar, që ka lidhje të thyera me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, nuk merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike. Po të mos ishte eksportimi i kromit, shteti do të falimentonte. Fabrika e çelikut Elbasan është ndoshta fabrika më e pa efektshme e çelikut në botë. Shqipëria duket si një muze, një park tematik marksist-leninist. Ka pasur një përçarje ideologjike me Moskën në vitin 1961, dhe kaluar tre dekada të izolimit zyrtar, por Shqipëria nuk do të braktisë mënyrën e qeverisjes komuniste njëpartiake. Kushtetuta e vitit 1967 predikon vetëbesimin dhe ndalon kredinë e huaj, por ka shenja në rritje të problemeve serioze me ekonominë. Këto përfshijnë korrupsionin, mungesën e ushqimit dhe mallrave të konsumit, dhe rezistencën e forcave konservatore ndaj reformave të kujdesshme në shtetin më të varfër të Evropës. Fermat kolektive dhe politikat e shpërndarjes së ushqimit janë pothuajse në hije. Ushqimi është ende një furnizim i dobët dhe në vend ka shenja të kequshqyerjes së njerëzve që tregojnë se janë në kufi me urinë. Shqipëria është më në kërkim të teknologjisë moderne dhe ka blerë kompjuterë nga Greqia dhe pajisjet e çelikta nga Suedia dhe Kanadaja. Lidhjet me Londrën janë pezulluar që nga fundosja e dy anijeve luftarake britanike në Kanalin e Korfuzit në vitin 1946. 
Jon Palmer që viziton Shqipërinë në vitet ’90…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”


Sigal