Nesër do të lexoni/ Çlirim Hoxha: Vojsava Kastrioti, vazhdon përpjekja për ta shitur si sllave dhe jo ilire

698
Sigal

Kohët e fundit ka plasur një garë e ethshme e disa historianëve kush e kush të marrë flamurin e përcaktimit të kombësisë së Vojsava Kastriotit, nënës së të përndritshmit Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në shumë studio televizive ku flitet dhe analizohet epoka dhe bëmat e Skënderbeut në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, po hidhen teza dhe teori mbi prejardhjen e Vojsava Kastriotit, duke ia faturuar etnogjenezën e saj sllavëve të jugut dhe posaçërisht serbëve, të cilët nuk e kanë për hak që të mburren me të. Nuk do të ishte fare çudi dhe nuk do të përbënte fare problem në qoftë se Vojsava Kastrioti do të kishte origjinë sllave dhe pse jo serbe. Në kohët e mbretërive dhe principatave ka qenë në modë martesa e princit apo mbretit me gra nga kombësi apo raca të tjera, kryesisht të fqinjëve apo rajonit. Kjo martesë bëhej për të forcuar aleancat ushtarake dhe garantuar krahët dhe nuk ishte aspak problem, por në rastin e Vojsava Kastriotit çështja qëndron ndryshe. Le të flasim me fakte dhe dokumente historike dhe të mos spekulojmë me historinë në emër të titullit akademik që mbajmë, që në disa raste krijon butaforizëm të tepruar dhe zhurmon mediatikisht duke lëshuar tymnaja marramendëse. Biografi më i shquar i Skënderbeut, ai që shkroi dhe botoi i pari historinë e luftërave dhe bëmave të tij, pra Marin Barleti, që u përkthye dhe u përhap anë e këndë botës, nuk na e dëshmon një fakt të tillë, që Vojsava Kastrioti të ketë qenë me origjinë sllave, apo serbe, më konkretisht. Po të kishte qenë e vërtetë kjo, një biografi si Barteli do ta kishte evidentuar këtë fakt special në raport me shqiptarët. Biografët në tërësi nuk mund t’ia lejojnë vetës gafa të tilla, kur marrin përsipër të zbërthejnë në rrënjë personalitete apo personazhe me rëndësi epokale e botërore. Në librin e tij “Historia e Skënderbeut” Barleti na bënë të ditur se nëna e Skënderbeut Vojsava, ishte bija e princit të Tribalëve dhe nuk na thotë se princi i Tribalëve ishte sllav nga origjina, apo serb fare, siç rreken…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”