Nesër do të lexoni/ Çfarë ngjau kur erdhi Jezuesi ?

178
Gëzim Llojdia

Çfarë ishte ylli i Betlehemit, një ngjarje natyrore, qiellore apo vetëm një trillim?
A mos vallë ishte ajo çka shumë njerëz besnikë kanë besuar, që ajo të ishte për shekuj me radhë: një mrekulli? S.Wagner, duke analizuar fenomenin qiellor që u shfaq në lindje të Jezu Krishtit shkruan se, pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, Magët nga lindja arritën në Jeruzalem, duke thënë: “Ku është Ai, se ka lindur mbreti i Judenjve? Sepse ne pamë yllin e tij në lindje, dhe kemi ardhur për ta adhuruar Atë. ” (Mateu 2:1-1). Dhiata e Re e paraqet “Yllin e Betlehemit”- një nga simbolet e qëndrueshëm të sezonit, të Krishtlindjeve thotë ai. Por natyra e tij e vërtetë është dhe ka qenë gjithashtu fokusi i debatit. Duke bërë pyetjet e zakonshme Wagner shprehet: Ishte ylli i Betlehemit një ngjarje – një mrekulli në shpalljen e lindjes së Mesias? Apo ishte e natyrshme, mëse spektakolare, ngjarje qiellore që ka ndodhur të zhvillohet në të njëjtën kohë, që disa historianë mendojnë se Jezusi ka lindur? Ungjilli Sipas Mateut është i vetmi libër i Dhiatës së Re, që përmend yllin misterioz. Sipas tregimit të Mateut “ylli” nuk sillet në një mënyrë të mbinatyrshme.


Për më shumë lexoni nesër në gazetën  “Telegraf”