Nesër do të lexoni/ Brigada VIII Sulmuese ose “Brigada I e Re”

824
Safet N. Ramolli
Nga krijimi i çetave të para partizane, ditë pas dite, javë pas jave dhe muaj pas muaji, Lëvizja Antifashiste Nacional¬-Ҫlirimtare në pranverën e vitit 1944 ishte fuqizuar mjaft, duke patur si forcë të armatosur më shumë se 35 mijë luftëtarë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë gjykoi dhe vendosi që të formojë edhe një njësi të re krahas 5 ekzistueseve, pra të krijohet Brigada e Tetë Sulmuese. Përmes një urdhëri të veçantë ai urdhëronte edhe sa vijon: “… Komisari i atij shtabi (Shtabi i Zonës së Parë Operative, N.Zh) shoku Qazim Kondi është caktuar për organizimin e reparteve që do të marrin pjesë në Br. e 8-të S. Ai duhet të kujdeset gjithashtu për armatimin e kësaj Brigade, të grumbullojë ushqime në një zonë të përshtatshme, ku do të bëhet inagurimi i kësaj Brigade”. Dhe luftëtari trim, me mjaft përvojë, jo vetëm në organizimin dhe drejtimin e luftimeve, por sidomos në organizimin e bashkëpunimit me komandat e nënreparteve dhe reparteve partizane, por edhe me drejtuesit e forcave territoriale, mjeshtër i rrallë në punën me drejtuesit në terren dhe me popullsinë, fjalë-ëmbëli dhe kuvëndari Qazim Kondi, e vlerësoi si zakon që e kishte ai, me mjaft përgjegjësi këtë detyrë, që kishte të bënte me marrjen jetë të një formacini të ri partizan. Ai e kishte fare të qartë se nga mënyra se si merrte jetë një formacion i ri, përzgjedhja e kuadrove drejtues, serioziteti i veçantë në organizimin dhe rrënjosjen e frymës së bashkëveprimit dhe të motivimit për LIRI, PAVARËSI, TËRËSI TERRITORIALE, ishte hapi i parë por edhe themeli për suksesin e së ardhshmes…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal