Nesër do të lexoni/ Bernard Zotaj: Mbi kalorësinë e Skënderbeut

885
Rëndësi, kalorësisë së lehtë

Kalorësia u bë arma kryesore e ushtrisë shqiptare në kohën e Skënderbeut. Ajo përbëhej prej formacione të thjeshta dhe të lehta, pa armatime e pajime të rënda. Kalorësia ishte e motivuar për veprime sulmuese, e aftë të përballonte kolona të gjatë të kundërshtarit dhe brenda një kohe të shkurtër, si dhe për të dhënë goditje të befasishme, të fuqishme dhe të shpejta. E gjitha kjo lehtësohej, sepse, si kalorësi dhe kali ishin të lehtë për të manovruar në fushën e luftimit. Fillimisht nga krerët të principatave u mbajtën qëndrim kritike ndaj kësaj kalorësie të lehtë. Këta prijës nënvleftësonin forcën goditëse të kësaj kalorësie të lehtë, në krahasim me repartet e armatosura rëndë të kavalerisë feudale evropiane të kohës. Koncepte të tilla shfaqeshin te Huniadi dhe Papa Piu II. Nga zhvillimi i ngjarjeve u hodhën poshtë këto mendime. Kalorësia e lehtë shqiptare ishte formacion në funksion të plotësimit të detyrave të rëndësishme të luftimit. Ajo duke qenë e lehtë arriti të kombinonte forcën goditëse me lëvizshmërine dhe shkathtësinë e saj. Kështu kalorësia e Skënderbeut…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal