Nesër do të lexoni/ Bernard Zotaj: Beteja për çlirimin e Vishegradit

908
Urdhri për sulmin përfundimtar
Beteja për çlirimin e Vishegradit është një nga luftimet më të mëdha të divizioneve shqiptare në tokat e Jugosllavisë. Hitlerianët e mbronin me këmbëngulje Vishegradin, pasi e konsideronin si një qendër të rëndësishme për tërheqjen e trupave të tyre. Forcat e Div. VI S morën kontakt me armikun në afërsi të Vishegradit, në kohën kur trupat sovjetike kishin çliruar një pjesë të madhe të territorit të Jugosllavisë, e pjesërisht atë të Hungarinë dhe po zhvillonin luftime të ashpra për çlirimin e plotë të Budapestit. Në këto rrethana hitlerianët kërkonin me çdo kusht të gjenin rrugë tërheqjeje për t’iu shmangur luftimeve që mund t’u impononin njësitë partizane. Tërheqjen e forcave, komanda hitleriane e realizonte duke i mbuluar trupat kryesore me praparojë dhe anashrojë të fuqishme. Në Vishegrad, duke u favorizuar edhe nga terreni, armiku kishte përgatitur një mbrojtje shumë të fortë në thellësi dhe kishte kryer punime të shumta xheniere fortifikuese. Nga fillimi muajt shkurt 1945 shtabi i divizionit lëshoi urdhrin për sulmin përfundimtar mbi Vishegrad. Në fillim forcat partizane kryen veçimin e armiqve në të dyja anët e qytetit duke prerë komunikacionin hekurudhor afër Vishegradit dhe mandej asgjësimin e tyre, çlirimin e Vishegradit dhe shmangien e shkatërrimit të urës mbi lumin Drina. Në sulm morën pjesë Br. VII S, në krahun e djathtë, me drejtim Suhagorë-Vishegrad; Br. VIII S, në qendër, me drejtim Drinsko-Vishegrad; Br. VI S (dy batalione) në krahun e majtë do të godiste armiqtë në lëvizje gjatë hekurudhës Vishegrad-Megjegja. Në të djathtë të Br. VII S sulmonte Br. V S e Sanxhakut. Me urdhër të komandës së divizionit, u hodhën në mësymje Br. VI, VII, XII S, kurse Br. VIII S qëndronte si rezervë e divizionit. Forcat e divizionit…



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf” 
Sigal