Nesër do të lexoni/ Bashkëstudenti im kinez që u rikthye ambasador në Shqipëri, përkthyesi i Çu En Lait…

681
Nga Duro Mustafai
Fan Cen Cun ndoshta është një emër i pa njohur për publikun tonë…,. Dhe, sa për t’ua sjellë në vëmendje, më duhet të them se Fani (më ndjeni për tingëllimin e tij në shqip), ishte studenti i parë, që do të mësonte gjuhën shqipe në Tiranë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, që sapo ishte krijuar. Student i parë, se pas tij, do të vinin nga Kina edhe të tjerë. 
Karriera
Pas mbarimit të studimeve në vitin 1956, do të shërbente në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës. Kur Çu En Lai erdhi në Shqipëri, në atë vizitën e tij të parë, atë do ta shihnin në krah të kryeministrit kinez, si përkthyes i tij. Me vonë do të emërohej Sekretar i Parë i Ambasadës kineze në Tiranë e për disa vite shërbeu edhe si ambasador i Kinës në Shqipëri. Një djalosh i urtë, simpatik në pamje, i zgjuar, me një vullnet të jashtëzakonshëm për të mësuar, i thjeshtë e i dashur, si ai, e meritonte të ecte përpara edhe në diplomaci…Por kjo është vetëm për të treguar pozitën zyrtare të tij. Se tej posteve zyrtare, me Fanin kemi kujtime të përbashkëta pune, që na kishin bërë të lidheshim ngushtë me njëri tjetrin, Dhe, po të përmendim fjalët e tij, ne ishim “shokë e vëllezër të një ideali“.
Bashkëstudentë
Rasti e solli që me Fanin të ishim bashkëstudentë, madje, në kushte aspak të dëshiruara për mua… Isha caktuar edhe “mësues” i gjuhës shqipe për të. Dhe kjo ka një histori që edhe tani kur e kujtoj, më bën të qesh…Një ditë, do më thërriste në zyrë, dekani i fakultetit tonë të gjuhës e letërsisë, një nga pedagogët tanë më të mirë e të dashur e një nga shkrimtaret e studiuesit më te njohur, Bedri Dedja,. – “Do të shtoni një krevat tjetër në dhomën tuaj të gjumit, se ai studenti kinez do të rrijë me ju, më tha Bedriu, shkurt, por që nënkuptonte një urdhër “të ardhur nga lart”. Dhe më në fund porosia: “Bëni kujdes, të silleni mirë me studentët e huaj, se ata kanë ardhur për të mësuar e jo për t’u treguar barsoleta”. -Këtë thuaja edhe Fatmirit (Agalliu), me të cilin fle në dhomë…-ishte porosia. Pastaj, Bedriu i mrekullueshëm, i ëmbël me të gjithë, do të ndahej me një buzëqeshje të lehtë. Mirëpo, ajo fjala “barsoleta”, më bëri të mos ndjehesha mirë e të mendoja, se me kinezin, diçka duhet të kish ndodhur… E dija që për Fanin, ish ngarkuar studenti shkodran, Neki Lezha, me atë e kisha parë shpesh edhe korridoreve të Institutit,. Por nuk dija, pse po ia largonin Fanin.. Këtë do ta merrja vesh, fare befasisht e në rrethana që nuk e kisha menduar. 
Ngjarja
Në pasditen e asaj dite, i tregova Fanit, se do të vinte në dhomën tonë, ku veç Fatmirit kishte edhe dy studentë të tjerë të huaj, greku Jorgo Kanakaqis dhe malazezi Boro Shoshkiç. Fani, pohoi shkurt: “Mirë, mire, E di”… Duhet…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal