Nesër do të lexoni/ Abaz Fejzo, ushtarak i jashtëzakonshëm me karakter të pathyeshëm

825
Sigal

Shkrimtari i mirënjohur Shpendi Topollaj në këtë intervistë është shprehur mbi librin e tij “Luani i kafazit” që i kushtohet jetës, veprës dhe fatit tragjik të gjeneral Abaz Fejzos, njerit nga drejtuesit më të kulturuar dhe mjaft energjik të ushtrisë shqiptare të asaj kohe. Ai e cilëson Gjeneralin Abaz Fejzo si një ushtarak të jashtëzakonshëm.
ARTUR KORRIKU
Tashmë njihet si prodhimtaria juaj e bollshme dhe shumëplanëshe letrare, ashtu dhe trajtimi që i bën shumë prej figurave që u përndoqën, u dënuan, u burgosën dhe u pushkatuan nga diktatura, pa harruar edhe shkatërrimin e familjeve të tyre. Por unë desha të ndalem te romani juaj: “Luani i kafazit” që i kushtohet jetës, veprës dhe fatit tragjik të gjeneral Abaz Fejzos, njerit prej drejtuesve më të kulturuar dhe mjaft energjik të ushtrisë shqiptare të asaj kohe. Së pari, si ju lindi ideja për t`u marrë me këtë personazh sa interesant, aq edhe përfaqësues, të cilin e quan Luan?
Luan, nuk e kam quajtur unë, por është një rastësi që ky burrë dhe ushtarak i jashtëzakonshëm, krenar dhe me karakter të pathyeshëm, mbante atë emër, i cili në arabisht do të thotë luan dhe që mesa duket rrjedh nga shahu i Persisë Abasi i Madh që sundoi nga fundi i shekullit XVI dhe fillimi i shekullit pasues. Ka qenë pastaj edhe xhaxhai i Muhametit dhe një Abaz Ali, i cili pasi iku nga Olimpi, erdhi në Tomorin tonë ku qëndroi pesë ditë mes besimtarëve, ku në vitin 1620 u ngrit ajo tyrbja bektashiane dhe që festohet çdo vit nga data 20 – 25 gusht. Personalisht, vetëm një herë jam takuar me të, kur ai, si Drejtor i Mjeteve të Blinduara në Ministrinë e Mbrojtjes erdhi për inspektim në batalionin e Shënavlashit të Durrësit, ku unë isha komandant. Qëndroi me kënaqësi në drekën që ne oficerët kishim përgatitur dhe kuptova se zotëronte një kulturë të rrallë. Fliste për piktorë të mëdhenj, kompozitorë, shkrimtarë dhe çuditërisht i njihte veprat e tyre si të ishte kritik arti a letërsie. Edhe aq sa ndenjëm, me atë shqisën e padukshme që ka njeriu, krijuam një simpati reciproke, por që mbeti aty, pasi nisën ato plenumet neroniane të Enver Hoxhës, të cilat i dhanë një grusht, sa dërrmues, aq dhe absurd, drejtuesve kryesorë të ushtrisë, heronjve të popullit, komandantëve sypatrembur të formacioneve partizane. Abazi kishte vdekur në moshën 62 vjeçare në burgun emërkeq të Burrelit, ku kryente dënimin prej njëzet vjetësh, ndaj e ndieva si detyrë të thosha disa fjalë për të, kur ai u përkujtua në Tiranë, tani në demokraci. Gruaja e tij, Filloreta, e cila dikur ka qenë edhe drejtoreshë e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, si duket, që aty më kishte përzgjedhur si më të mundshmin për të shkruar një monografi për Abazin. Kuptohet se ngurrova shumë, pse aq qe dhe shkalla ime e njohjes për të dhe veprimtarinë e tij, por profesori im i Shkollës “Skënderbej”, i mrekullueshmi Ismet Bellova që ishte i pranishëm kur e shoqja më bëri propozimin…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf