Nesër do lexoni/ Lufta italo-greke në kronikat e kohës dhe në filmin grek

1024
Abaz T. Hoxha
Studiues dhe Historian i Kinemasë
Në tetor të vitit 1940 trupat fashiste italiane sulmuan Greqinë. Një nga kronikat e para të Institutit “Luce” që pasqyroi këtë sulm ishte kronika 89/1940, me titull “Marshimi i trupave italiane drejt Greqisë”, si edhe filma të tjerë propagandistikë e mashtrues që falsifikonin qëndrimin e popullit tonë përballë agresionit fashist kundër Greqisë. Për të përligjur këtë agresion para opinionit dhe për të mashtruar popullin shqiptar, se gjoja mbronin interesat e tij, ata gjetën pretekstin banal për sajimin e një vrasjeje nga ushtarët grekë në kufirin shqiptaro-grek të një farë Daut Hoxhe. Por populli shqiptar nuk u mashtrua nga ky provokacion, ai nuk e aprovoi këtë sulm fashist dhe nuk u gënjye nga teksti demagogjik i filmave që trajtonin këtë temë dhe, jo vetëm që nuk u ngrit kundër popullit grek që luftonte për mbrojtjen e lirisë së tij, por edhe kundërshtoi të rekrutohej në ushtrinë fashiste. Shumë nga ata që ishin nën armë dezertuan në mënyrë të organizuar nga radhët e ushtrisë. Demagogjinë bajate dhe të rëndomtë të shprehur nëpërmjet kronikave të “Luce-s” e hodhi poshtë vetë lufta e vendosur e popullit shqiptar kundër fashizmit italian, e cila bëri që në Shqipëri të gozhdoheshin disa divizione, të cilat u goditën pa ndërprerje nga forcat e Ushtrisë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal