Nesër do të lexoni/ Partizanët myzeqarë në Operacionin e Dimrit 1943-44

Jovan BIZHYTI

Partizanët myzeqarë në Operacionin e Dimrit 1943-44; në Mazrek, Lavdar dhe në Ostrovicë të Oparit
Sipas kujtimeve të ish-partizanëve
Në Operacionin e Madh të Dimrit 1943-44, okupatorët gjermanë ndërmorën një aksion luftarak në boshtin Korçë-Berat kundër ushtrisë partizane dhe Shtabit të saj të Përgjithshëm. Në këtë operacion përfshiheshin, 3 divizione gjermane, divizioni 100, divizioni 297 dhe divizioni i parë malor i korpusit XXII. Operacionin e udhëhiqte komanda e divizionit 100 me qendër në Korçë. Këto divizione ishin të mbështetura dhe nga bateri artilerie të regjimentit 83 gjerman. Gjithashtu në këtë operacion luftarak, komanda gjermane mbështetej dhe nga forcat territoriale të Ballit Kombëtar, të udhëhequra nga komandanti i tyre, Kadri Cakrani, që e siguroi gjeneralin gjerman, Fenin Koman, se do të angazhonte në këtë operacion shumë forca balliste, kur realisht mundi të sigurojë vetëm një pjesë të tyre si luftëtarë e udhërrëfyes, që mbështetën divizionet gjermane në territoret malore të Gorë-Oparit dhe Tomorricës. Si kundërpërgjigje të këtij operacioni armik, nga formacionet partizane që u përfshinë në këto beteja luftarake, ishte dhe grupi partizan i Myzeqesë me 4 batalionet e tij, që ishte pjesë e komandës partizane të Qarkut të Beratit nga varej dhe Myzeqeja. Forcat gjermane kishin depërtuar në thellësi të zonës së Oparit dhe kërkonin rrethimin e izolimin e forcave partizane që shtriheshin në territoret e Mazrekut, Lavdarit, e Ostrovicës. Partizanët e Myzeqesë morën detyrën për të mbërritur në Mazrek e Lavdar sa më parë, për t’u ardhur në ndihmë e për t’u takuar me forcat partizane të Brigadës IV S. dhe forcave të tjera të Qarkut të Korçës, që ndiqeshin këmba-këmbës nga armiku. Mbas një marshimi të gjatë e të vështirë në ato territore malore me temperatura të ulëta të atij dimri të vitit 1944, partizanët e Grupit të Myzeqesë mbërritën në Mazrek...


Për më shumë lexoni nesër në gazetën "Telegraf"