Neki HASKOÇELA/ Çamja

888
Ishte koha kur karvanët e çamëve të stërmunduar mberritën edhe në Dukat. Tani jo me zinxhir te pa shkëputur sikundër ishin nisur nga Çamëria, por grupe-grupe të vogla familjare e fisnore, si pasojë e një udhëtimi të vuajtshëm. Torturat dhe gjëmat që kishin pësuar çamet nga ç’njerëzimi Grek ,ua kishin tharë e mpire trupin, ndjenjat, shpirtin edhe lotët. Shumë nga torturat që grekët kanë bërë mbi çamët, i mungojnë edhe ferrit të Dantes. Keshtu çamëria nga një vend i begatisë, i lumturisë, i shpresës, i ëndrrave, i tradites, i historisë dhe i lavdisë, pa pritur greku ç’njerëzisht ua ktheu në një ferr bile shumë herë më shumë e kush mundi të shpëtoje iku nga sytë këmbët, shumica vetëm me rrobat e trupit dhe pa e kthyer kokën më të prapë duke ecur instiktivisht drejt veriut. Ecnin çamët, ecnin si skelete, skelete të levizëshme duke lënë shpresën në vend, dhe në vend të saj morën vdekjen, po vdekjen që ti trasportonte drejt jetës ose të paktën do të ishte më e mëshirshme e ardhur nga perëndia se nga ajo që vinte nga ç’njerëzia Greke. Ecnin këto skelete pa bukë, pa ujë, pa shpresë, nën melodinë e mekur të klithmave të femijëve (ojj – naa) që kërkonin e kërkonin dhe shpesh me mbarimin e kërkesës edhe vete mbaronin. Apo renkimet e thella te pleqve, qe ngjanin si gjemime te laaargeta qe mezi dëgjohen për herë të fundit. Tërë këta shpirtra mbuloheshin me dhé, me dhé të pa njohur, ku i zinte hera pa i qarë, pa lot të cilët tashmë ishin shterur nga tragjeditë e njëpasnjëshme që kishin pësuar, të cilat do ta shternin edhe një gurrë në male të lartë. Dhe vazhdonin të ecnin këta legjendarë nëpër vuajtje, nëpër dhimbje, nëpër ditë, nëpër natë, në këtë rrugë sfilitëse pa fund, për të siguruar ndofta mbijetesën një pjesë të rracës së tyre fisnike. Me lot në sy dhe e dhimbshme, shumë e dhimbshme për ta shkruar, e tmerrshme dhe fatale për ta përjetuar atë që fjalori është i varfër për ta përshkruar. Tragjedi-jo- është e matshme. Gjëmë -jo- përsëri ka masë.Atëherë, nuk ka të bëjë me limitet njerëzore, por me veprime të botës shtazore nën efektin agresiv të virusit të tërbimit. Dhe përsëri ecnin këta mitologjikë- një pjesë e tyre shpresë shuar se i kishin lënë pa bina në mënyrën më mizore, në kohën që binaja ishte shpresa e tyre. Dhe ecnin, ecnin pa u ndalur, pa bukë, pa ujë, pa u shplodhur,me objektiv të pa caktuar, që e zgjaste pa fund mundimin . Kjo ishte gjendja e çamëve kur mbrritën në Dukat, ku më i varfri në gjëma, mund të mbushte një kazan me lot gjatë tregimit te tyre. Fshati i priti çamët sipas traditës dhe mundësisë në shtëpi, në kasolle , në stane. U kujdes per ta, u dha ngushëllimin e parë, qau me ta për dhimbjet e tyre, bëri si vëllai për vëllanë, si motra për motrën, si nëna për bijtë e bijat e saj.Deshte të tregonte se njeriu nuk është vetëm më i keq nga kafsha që s’ka ndërgjegje, por është shumë-shumë herë më i mirë kur vë ndërgjegjen në punë,ata janë solidarë,të sjellshëm, të dhemshur, të dashur, aq sa ka ngelur fjala “shpirt njeriu”. Këtë e bënë Dukatasit modestësisht, sipas kushteve u dhanë ndihmën e parë, u qanë hallet se dhe ata kishin dalë nga lufta dhe ishin një dekadë pas një tërmeti shkatërrimtar. Por Dukati e dinte që çamët ishin goditur për ti zhdukur bisht e majë me themel, pra sado që të bënin Dukatasit nuk ua kthenin dot të afërmit, nuk u kthenin dot çamërinë, nuk u kthenin dot qetësinë, rehatin, lumturinë. Ata ishin hedhur në greminë si guri në rrukullimë, pra Dukati qe stacioni i parë që çamët qëndruan, u shplodhën dhe shpirti i tyre mund të thoshte diçka për të lehtësuar pak barrën e dhimbjes, e cila i kishte rralluar mjaft gjatë rrugës. Eh.., një pjesë të kësaj dhimbje e takoi dhe im-atë, Xheviti (Çeçua).Ishte fundi i i gushtit, duke ardhur nga mali ai pa rastësisht një kufomë, e shtrirë mbi një rrugicë sixhadeje në anë të xhades. Fytyra nuk i dukej. Afrohet me kujdes dhe ç’të shoh, ishte femër e veshur me çitjane dhe në njërën këmbë kishte veshur një këpucë. I foli, i foli pësëri por asgjë , asnjë shenjë. E levizi te shpatullat dhe atëherë u dëgjua një rënkim i thellë dhembjeje, që shponte deri në fund të dheut. E ngriti me ngadalë ndenjur dhe e pyeti ç’farë i dhemb dhe ajo me shenjë tregoi këmbën e djathtë. Atëherë e mori me shumë kujdes përpara duarve me gjithë copën e sixhades dhe e çoi në shtëpi. Foli gruas dhe e vendosën në një strëmë të mbushur me lesh dhe një velënxë për ta mbuluar. Ajo bëri me shenjë për tu larë. Ime mè që ishte pothuajse një moshë në të njezetë e pesë vjeçe vuri një kazan me ujë shpejt e shpejt, përgatiti ca rroba nga të sajat se pothuajse nuk kishin asnjë ndryshim në mënyrën e veshjes. Mori magjen dhe vazhdoi ta lante si fëmije . Këmba e djathtë ishte enjtur nga një infeksion i rëndë me abses dhe temperaturë të lartë që në traditë i thonë “Të kuqtë e madh” Ja çau mahisjen, e shtrydhi e pastroi me raki dhe e mjekoi me rigon duke ja mbështjellë me kamberi të bardhë dhe e çoi te vendi në anë të oxhakut. Ishte një shërbim që çames ju bë jo pa siklet, por ajo e duroi- I ushqeu me vështirësi mualebi për të ngrënë ,ujë piu mjaft dhe ra në qetësi. Nuk kuptohej nëse lodhja e kishte mundur dhembjen apo dhembja kishte mundur ç’do reagim.Tani burrë e grua bisedonin të shqetësuar ku u gjend, si u gjend, si e ka hallin, pse vetëm, por mbi të gjitha donin mbase kthehej në jetë se gjynah thoshin, është e re, shumë e re… Mëngjesi e zuri përsëri në qetësi, por këmba ishte zbutur pak, kjo ishte si shenjë përmirësimi. Mjekimin ja vazhduan përsëri në të njëjtën mënyrë, për ushqim i dha lëng zogu. Ditën e pestë mbas këtij shërbimi deshi të fliste, por nuk mundi të thoshte asgjë. Kur filloi të fliste çamja për ç’kishte parë, për ç’kishte dëgjuar dhe për ç’kishte pësuar, të rrënqethte mishtë, të bënte qoti dhe ç’dokush ishte i pa zoti të ndalte lotët në sy.- E ç’mund të bëjë njeriu, kur ajo rrëfente për djalin dhe burrin e saj, kur i kishin rrëmbyer nga lëmi.Posi bisha që rrëmben prené dhe zhduket thellë dhe ata i zhdukën aq thellë sa të fut errësia e mendimit. I kërkuam nëpër pyje, i kërkuam nëpër male,u flisnim emrat e tyre sa zëri na mbaroi, por më kot. Shikonim për një shenjë, një rrobë, një pikë gjaku, por s’qe fat .Të qanim ? S’na e donte zemra. Të rrinim? S’na mbante shtëpia.Po nuk dinim ç’po ndodh .Mënxyra kish pllakosur gjithë çamërinë. Këtë e morëm vesh vetëm kur Tellalli bërtiste sa çahej dheu dhe me ngut”Vëllezër e motra ikni sa më parë, ikni sa më parë se greku do të na therë të gjithëve” Egërsia që e pa parë ,e pa dëgjuar, e pa duruar të dëgjoje dhimbje shpirtrash të vdekur për të gjallët që ku i lanë… dhe dhimbje shpirtrash të gjallë, për të vdekurit që nuk i panë dhe nuk i qanë. Burra,gra,femijë vriteshin, thereshin copëtoheshin pa u ndalur me ngazëllim si të ishte një garë sporti! Allah-Allah ç’masakër,luaj motër Hanko nga vendi – tregonte çamja me gishtin tregues të ngritur lartë, të shoqëruar me psherëtimë dhe një rrebesh lotësh hidhërimi .Dhe vazhdoi stuhia e helmit dhe e dhimbjes të dilte pas ç’do fjale pas ç,’do tregimi. Ja, motër Hanko, nuk më ngeli as Asimeja vajza e e vogel, e vogla e nanës që më kishte vdekur në krahë dhe une se kisha kuptuar. E mbajta dhe ca në krahë sa gjeta një vithi dhe bëra një si varr ,si varr i thënçin, një pëllëmbë të thellë. Shqepa sixhaden dhe ja përdora si qefin. E rrethova me gure dhe e mbulova me dheun e nxehtë dhe të shkoqur të vithisë . Ndenja aty pa qarë me sytë hapur që nuk shikonoin asgjë. Hapa krahët mbështolla fort dheun e ngrohtë nën të cilin ishte Asimeja si për ti thënë – rri e qetë se nëna të mbuloi dhe jam këtu-. Mblodha vehten dhe u ngrita vetëm me vehten time,se disa të afërm nga nëna ishim shkëputur, se ku se di se ku nuk u morem vesh.Dhe kjo ka ndodhur pesë gjashtë ditë para se të më gjente Xheviti. Ç’të zeza ka bërë greku moj motër Hanko çish ka gjetur Husejnin,Nusretin, Dizon, Meremen, Izetin Nuredinin, e sa e sa, nuk thuhen dot me fjalë as ua del dot me të qarë. Ndërkohë që ditët kalonin çamja fizikisht rigjenerohej duke nxjerrë në pah bukuritë e saj të rralla, sikur të ishin mbledhur në të gjithë bukuritë e atij vendi të mrekullueshëm ÇAMËRISË.Ajo nuk ishte vetëm një bukuri e rrallë, por ishte dhe një grua e pastër, shumë nikoqire në gatim, me edukatë dhe e sjellshme në veprime tërë virtute me një fjalë. Dhe tërë këto mirësi ajo i shfaqi brenda 6 muajve që jetuam bashkë në një familje të madhe tradicionale- Ndodhitë e saj dhe të çamërisë u bënë pjesë e bisedëve të grave dhe burrave të fshatit por jo vetëm, duke rrëmbyer tërë keqardhjen dhe duke derdhur tërë përbuzjen ndaj atyre që kryen atë ç’njerëzi. Befas të bie ndërmendje një pyetje sa e thjeshtë dhe e natyrshme- Përse njerëzit të mos jenë kaq të mirë? Eh, kjo sa pyetje e natyrshme dhe thjeshtë, aq e vështirë dhe e ndërlikuar bëhet në përgjigje.Tashmë më e keqja ka ndodhur çamëria nuk është më e çamëve është tjëtërsuar në favor të zaptuesit. Çamët janë copëtuar, çkoqur, thërrmuar në të gjithë botën, u perzun me forcën e njëmilion të keqijave.Ç’do çam që ka përjetuar atë masakër dhe është ende gjallë është një Hedo që tregon që akuzon që kërkon me forcën e së drejtës që beson. Hedua me natyrën që kishte u be pjesë e famljes me punët dhe shqetësimin për mbarëvajtjen e tyre.Ajo ndihmonte Hankon, duke tjerrur lesh duke bërë fanella, triko leshi, bënin shajakë, ngjyenin çkule për qylyme e të tjera punë të përditshmërisë të cilat bënin sikur ja lehtësonin brengën që kishte në shpirt. Hedua edhe gjumin nuk e bënte të qetë, atë ja copëtonin ëndrrat herë ja lehtësonin dhe herë ja rëndonin atë.Dhe ajo shpesh ja tregonte Hankos, si për tu lehtësuar apo ngushëlluar.Një ditë duke shkrifur lesh i tregonte Hankos ëndrrën e radhës dhe mbas kësaj ajo u largua.Çish kam par sonte moj motër .Mu bë sikur po veja në shtëpi e gëzuar ,shumë e gëzuar,gjithçka më dukej e bukur, më të bukura nga sa i lashë edhe shtëpia edhe havllia edhe kopshtet .Befas në krye të monopatit më doli Ai ,Ai burri,burri im Aklifi me djalin Indritin dorë
për dore po zbriste ashtu i bukur, sokakut si zot i punës.Kur ngriti kokën dhe më pa që dhe unë nxitoja me gëzim drejt tyre qëndroi dhe më foli, Hedo po Asimen ku e ke? Unë u ktheva mbrapa menjëherë pa thënë asnjë fjalë se mu bë si një lëmsh në grykë dhe ika, ika me vrap pa u ndalur si e zënë në faj për të marrë Asimen, por nuk e gjeja dot deri sa u zgjova – përfundoi ajo me një ah- ah moj motër.Dhe vazhdoi, unë nesër dua te ikij, te ikij se mos gjej të afërm të mi a të burrit.Ju më shpëtuat jetën.Xheviti pati tri motra ,më bëri dhe mua e kjo nuk shpërblehet.Ti ke qenë ilaçi im me kujdesje dhe me sjellje.Këtu gjeta një copë jete nga ajo e çamërisë.Kjo më gëzonte por edhe më lëndonte, ah moj motër ah.Të nesërmen i mbushëm një trastë me ushqime dhe e përcollëm deri te rrapi.E përcollëm me dhimbje për ato që kish pësuar dhe me gëzim që ajo tani ecte vete . U kthyem duke na ngelur ah-et dhimbjes së Hedos në vesh. Këto janë ah-et e gjthë ÇAMËRISË që si thotë SADIU ….. “Nuk djeg zjarri në bar të thatë – sa djeg ah-u i zemrës së ngratë” 
Sigal