Nesër do të lexoni/ Luftimet në Dibër në fundvitin 1943

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Organizimi i operacionit kundër armikut
Pas kapitullimit të Italisë, forcat reaksionare të zonës së Dibrës bënë dy tentative për të shpartalluar repartet partizane dhe këshillat nacionalçlirimtare në qark dhe për të shtënë në dorë qytetin e Peshkopisë, si dhe Dibrën e Madhe të çliruara nga UNÇSH. Herën e parë reaksioni e provoi që ta bënte vetë çlirimin e tyre, ndërsa herën e dytë edhe me ndihmën e oficerëve dhe të një pakice ushtarësh gjermanë. Pas dështimit të këtyre tentativave reaksioni, kërkonte një ndërhyrje më të gjerë të ushtrisë gjermane, për të larguar Forcat Nacionalçlirimtare nga Dibra e Madhe e Peshkopia. Edhe pushtuesit hitlerianë e quanin Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Dibër një rrezik në planet e tyre dhe kishin arritur në përfundim se nuk mund t’i largonin forcat partizane nga Peshkopia dhe Dibra e Madhe “pa forca të mëdha dhe pa armë të rënda”. Njëkohësisht ata kishin vendosur që të armatosnin dhe të shfrytëzonin sa më shumë edhe forcat “nacionaliste”. Madje, ata parashikonin që t’u ngarkonin sigurimin e zonës, kur të shikonin se Lëvizja Nacionalçlirimtare në Dibër do të ishte dobësuar aq shumë, sa të mos paraqiste më rrezik të dukshëm në planet gjermane. Nga bisedimet e bëra midis tyre, njoftonte komanda e Armatës së 2-të të blinduar, komandën e Korpusit XXI, se është siguruar bashkëpunimi me komandantit e reaksionit Fiqiri Dine me 400 veta në kuadrin e aksionit “Edelveis”. Në luftimet në Dibër armiqtë dhe bashkëpunëtorët nuk e arritën qëllimin për të shuar Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Goditjet që kishin marrë në Dibër e Peshkopi nga forcat partizane, bëri forcat pushtuese dhe reaksioni i qarkut të Dibrës...
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf