Në vitin 1930, Panduku incizoi me një specialist austriak 9 këngë patriotike që befasuan tregun

689
Një histori e vërtetë por e pabesueshme. Kristaq Panduku, dirigjenti i Bandës së Fan Nolit, i Bandës së Mbretërisë dhe 24 vjet i bandës së Ushtrisë, në vitin 1930 ka incizuar me një specialist muzike nga Austria 9 këngë patriotike shqiptare të cilat janë lënë në heshtje si dhe vetë vepra e Pandukut. Dhe pse kishte mbaruar shkollën e muzikës shkëlqyeshëm në vitin 1930 në Boston, edhe pse e emëruan në një nga Bandat Frymore më të mira në një qytet bregdetar amerikan, ai më shumë preferoi të vinte dhe ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi kishte shumë dashuri për të. Në vitin 1937, pas një infeksioni, atij i hiqet nofulla dhe jeta e tij u bë disi i tërhequr, por ai mbeti një profesionist elitar, i cili drejtoi Bandën Frymore Shqiptare për 26 vjet me radhë ndoshta nj rekord ky. Në vitet 1944 deri në vitin 1966, ai priti në Rinas të gjithë personalitete e vendeve Lindore, njëkohësisht ishte dhe drejtuesi i bandës në tre parada ushtarake. Nuk mund të lihet mënjanë se Kristaq Panduku, ishte kryetari i parë i Jurisë së Festivalit të parë të këngës së muzikës së lehtë në RTSH.
-vijon nga dje-

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal