Në Progonat në familjen e Hito Çakos dhe në familjen e Mitre Ngjelës

1073
Sigal

DOSSIER/ RRAHMAN PARLLAKU NJË  LEGJENDË  NË  KUFIRIN  E  DY  KOHËVE

-Aksioni i prerjes së linjave telefonike

 Lufta po zgjerohej dhe po forcohej edhe organizativisht, po kalohej nga aksione lokale në shkallë qyteti, krahine e qarku, në aksione në shkallë kombëtare si ai i 24 korrikut1942, ku u prenë linjat telefonike e kabllore të ndërlidhjes brenda një dite në të gjithë vendin dhe u paralizua aparati shtetëror, duke e shkëputur nga njësitë administrative të vendit. U shkëput Komanda e Përgjithshme, jo vetëm me njësitë ushtarake në Shqipëri, por dhe me ato të dislokuara në Greqi.

Për Vlorën, ky aksion pati rëndësi të veçantë, pasi në Vlorë përveç komandës ushtarake të garnizonit, kishte komandën legjioni i karabinierisë për katër qarqet e jugut. Gjithashtu, në Vlorë ishin komanda e marinës, baza e furnizimit dhe institucione të tjera që lidheshin edhe me forcat italiane në Greqi e me komandat përtej Adriatikut. Aksioni i24 korrikut krijoi pështjellim e panik në organet më të larta të pushtuesve dhe në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Italiane në Shqipëri. Për këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftonte Kryesinë e Këshillit të Ministrave se në Qarkun e Vlorës “… janë këputur linjat telefonike dhe linjat e marinës e të ushtrisë me nisjen nga Vlora për në Durrës, Fier, Himarë, Brataj, Sevaster, etj..”

 Vrasja e të riut guerilas Teli Ndini, kur shpërndante komunikata informative

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf