Në Kongresin e Përmetit, i befasuar nga fjala e Omer Nishanit dhe Enver Hoxhës

858
Sigal

DOSSIER/ Rrahman Parllaku një legjendë  në  kufirin  e  dy  kohëve

Zv.Komisar dhe Komisar në Brigadën e XII Sulmuese

Nga mesi i majit, Rrahmani u thirr në Përmet, ku e priti Liri Gega dhe Ramadan Çitaku, që në atë kohë ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ata e urdhëruan të nisej menjëherë për në Teqenë e Sukës, në Dëshnicë, ku do të priste partizanët që do të vinin nga Vlora, nga Mallakastra e nga Kurveleshi për të krijuar, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm, Brigadën e XII.

Ishte i ngarkuar me krijimin dhe organizimin e kësaj brigade dhe do t’i duhej të nisej menjëherë, pasi brigada duhet të përurohej dy ditë para hapjes së punimeve të Kongresit. Fati e ndihmoi që ta mbaronte në kohë këtë detyrë, pasi pjesa më e madhe e kuadrove të brigadës e të batalioneve ishin të njohurit e tij. Komandanti i Brigadës, Refat Bajrami, Komisari Qemal Klosi dhe Zv.Komandanti i Brigadës, Lufter Bakua, vinin nga Qarku i Vlorës. Bashkëpunimi i Parllakut me ta dhe me kuadrot e tjerë të batalioneve bënë që brigada të ishte gati për 22 majin, ditën e përurimit. Po atë ditë u përball me të papriturën se, me urdhër të Shtabi të Përgjithshëm, emërohej komisar i asaj brigade. Kështu, atë pasdite zgjodhën delegatët e Kongresit dhe u nisën për në Përmet.

 Në Përmet në prag të Kongresit, gëzim dhe përgjegjësi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf