Nazmi (Nexha) Allushi: Në Trieste nuk na kontrollonin fare, madje, thoshin ju dhe Zoti lart njëlloj jeni

746
Sigal

DOSIER/  Flet ish marinari më i vjetër i Portit të Durrësit, 72 -vjeçari Nazmi (Nexha) Allushi

Ai i ka kaluar të shtatëdhjetat, por ka një trup të fortë, muskulor dhe një memorie të habitshme. Ndoshta rekordi i tij është se ka jetuar mbi det plot 51 vjet, qysh në moshën 22 vjeç. Nuk ka shkelur vetëm në brigjet e USA, Australisë dhe Kanadasë, ndërsa të gjithë shtetet e tjera bregdetare ai thuajse i ka shkelur të gjitha. Peripecitë e tij në det janë të shumta, të pabesueshme, por dhe shumë të bukura. Ai flet me një logjikë të qartë sikur ngjarjet të kenë ndodhur dje dhe jo plot gjysmë shekulli më parë, kur bota ende vuante mjerimin e pas Luftës së Dytë Botërore. Një jetë në Durrës, ai e quan veten durrsak puro dhe nuk e zëvendëson qytetin antik as me vetë Nju Jorkun. Ka katër vajza që janë edukuar nga bashkëshortja e tij, pasi ai ka qenë gjithmonë në udhëtim dhe katër “yjet” si i quan ai vajzat janë rritur me dashuri vetëm nga nëna e tyre, duke mos e ndjerë kur duhej dorën e ngrohtë të babait të tyre. Madje, vajzën e tretë ai e gjeti 6 muajsh, pasi iku dy ditë para lindjes dhe u kthye nga Kina e largët pas 6 muajsh. Një histori që sot nuk mund të besohet.

 Kur keni shkelur për herë të parë Portin e Durrësit si punonjës dhe cila ka qenë puna e parë që ke filluar?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf