Nazar BERBERI: Si ruhej Enver Hoxha me silurues luftarak në liqenin e Pogradecit

1450
Ishim duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në breg të liqenit. Si asociacion për të treguar ngjarjen e mëposhtme ishte një skaf i madh privat që ecte me shpejtësi në ujërat e liqenit. Nazari në një moshë të thyer që po iu afrohet të 80-ave iu kujtua një ngjarje e asaj kohe që i kishte sjellë shumë telashe në detyrën e tij të zv. Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1978 isha me detyrën e zv Ministrit të Mbrojtjes dhe mbuloja si zv ministër artilerinë, flotën detare dhe aviacionin. Më thërret Mehmet Shehu në zyrë, ishte i shqetësuar, ecte më hap nëpër ambientet e zyrës së madhe. Më pas ulej dhe zhgarraviste një letër me stilograf duke vizituar figura gjeometrike më pas ngrihej përsëri. Kjo ishte një shenjë që tregonte se ai ishte shumë i shqetësuar. Në atë kohë Mehmeti ishte edhe kryeministër edhe Ministri i Mbrojtjes dhe më thotë: “Nazar sapo dola nga zyra e shokut Enver”. Ai para se të niset me pushime në Pogradec kërkon masa të larta sigurie dhe mbi të gjitha kërkon një mjet të fuqishëm luftarak të vendoset në liqenin e Ohrit nga ndonjë sulm i papritur që mund ti bëhet nga ndonjë bandë e armatosur. Gjithashtu do të shkojë në rrethinat e Pogradecit edhe një helikopter luftarak edhe ky do të ketë të njëjtin funksion.
Sigal

I thashë Mehmetit se sigurojmë mjetin luftarak dhe heqim një silurues patrullues nga deti Adriatik por si do të transportohet siluruesi deri në Pogradec në atë rrugë aq të rrezikshme me kthesa të shumta në Qafën e Thanës?


nga Bardhyl Berberi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf