Naxhi Zhupa/ Brigada që njohu vetëm fitore

731
Sigal

 

Sot, 70- vjetori i krijimit të Brigadës VIII Sulmuese

Duke përkujtuar këtë 70-vjetor të krijimit të njërës nga brigadat partizane më në zë të UNÇSH siç ishte dhe Brigada e VIII Sulmuese e krijuar më 25 prill 1944, nuk mund të lë pa parathënë pak fjalë për atë epope të papërsëritshme, për LANÇ-in, për të cilën u krijua dhe veproi brenda e jashtë vendit edhe Brigada  e VIII-t. Natyrshëm që për atë epope është shkruar e folur shumë. Por në të ardhmen me siguri do të shkruhet edhe më shumë, sepse LANÇ-i për nga hapësira, koha, mënyra e organizimit, drejtimit e zhvillimit. Dhe sidomos përfundimeve që arriti, qëndron Mal mbi Malet në historinë shumë shekullore të luftëtarëve që u është dashur të bëjnë shqiptarët. Për rrjedhojë ajo nuk mund të përgojohet, nuk mund të tjetërsohet (si luftë civile) dhe aq më pak të hidhet poshtë siç duan të bëjnë ish bashkëpunëtorët e nazifashistëve dhe pasardhësit e tyre sot. Pasi ajo e lidhi Shqipërinë me Koalicionin e Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan, me fitimtarët dhe në këtë mënyrë e shpëtoi atë nga një ricopëtim i ri si ai i 1913-s.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf