Mustafa Dedenika: Shoqata “Dukati” lindi si qëndrim ndaj tjetërsimit të e pronës që krijoi zbatimi i ligjit 7501.

796
Sigal

Intervistë  me  kryetarin  e  shoqatës   kulturore  atdhetare  “Dukati”  

Mustafa Dednika është Kryetar i shoqatës kulturore, atdhetare “Dukati” . Historia e krijimit të kësaj shoqate zë fill vite më parë. Një grup bashkëfshatarësh dukatas, nga Vlora dhe nga fshati Dukat, u lindi mendimi se duhen të organizohen për të diskutuar se çfarë qëndrimi do të mbajnë lidhur me tjetërsimin e pronës që krijoi zbatimi i ligjit 7501. Për këtë qëllim, ishin mbledhur disa herë në një mjedis të shkollës së Fushë-Dukatit dhe kishin diskutuar rreth këtij problemi. Mirëpo jehona e diskutimeve, mbetej brenda katër mureve të shkollës dhe nuk institucionalizohej, ose të sensibilizohej opinion publik. U pa e udhës, që ky shqetësim i lokalizuar te një grup njerëzish të marrë përpjesëtime më të gjëra duke u shtrirë në gjithë komunitetin e Dukatit dhe për këtë qëllim, iniciatorët thirrën një kuvend më të gjerë po në shkollë me pjesëmarrjen edhe të intelektualëve dukatas që ishim me banim kryesisht në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Aty, u diskutua gjatë dhe u konkludua, që për t’u institucionalizuar problemi, duhet të ngrihet shoqata. Shoqata “Dukati”, është e organizuar në bazë të statutit, ku qendër ka vendlindjen, ku zhvillon punimet dhe Kuvendi i Përgjithshëm, që është organi më i lartë vendimor i saj. Ai, mblidhet me delegatë të zgjedhur nga mbledhja e përgjithshme (konferencat) e degëve dhe nëndegëve, që zhvillohen një herë në çdo dy vjet ose sipas rastit. Aty zgjidhet Këshilli i Përgjithshëm Drejtues, si dhe Kryesia e cila zgjedh Kryetarin  dhe Sekretarin e Përgjithshëm, 2 ose 3 n/Kryetar.

 1. Z. Dedenika, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës “Dukati”, duke marrë shkas nga një shkrim që bënë disa kryetarë degësh, duam të dimë për të informuar  lexuesin e gazetës “Telegraf”, se kur, si dhe pse lindi si nevojë  krijimi i Shoqatës “Dukati”

për më tepër lexoni gazetën Telegraf