Muharrem Xhafa: “Goditja e gjeneralëve parapriu eliminimin e Mehmet Shehut”

1006
Sigal

Ju keni hallin e Mehmet Shehut, jo të gjeneralëve!

Gjeneralët e të tjerë në ushtri janë dënuar në bazë të ligjeve të asaj kohe

Prezantuar si ish-shefi i sektorit ushtarak në aparatin e KQ të PPSH-së, në ditët e para të janarit 2015, Qani Duraj ka botuar në një të përditshme një interviste për “shumë të vërteta” të regjimit komunist, në veçanti, për problemet e ushtrisë, që siç thotë vetë, i njeh mirë, me që ka qenë, për shumë vite, në elitën e saj.  Intervista çelet me “Mehmet Shehu është survejuar në vijimësi”, vijon me “Prapaskenat e shkatërrimit të ushtrisë” e “Goditja e gjeneralëve parapriu eliminimin e Mehmet Shehut” dhe mbyllet me “Mehmeti s’kishte asnjë klan”. Një paraqitje e tillë e intervistës më tërhoqi vëmendjen, prandaj i hyra leximit të saj me kujdes e interesim të veçantë. Për më tepër, vlerësoj normale që, dy shokë (nuk di a pranon tani Qaniu), që kanë punuar në aparatin e KQ të PPSH-se, shprehin opinionet e mendimet e tyre për ngjarje të së shkuarës e të së sotmes, pra të socializmit dhe kapitalizmit. Padyshim, kush shkruan e shpreh mendimet e tij, është në të drejtën e vet, ndaj edhe Qaniu, i cili i njeh mirë problemet e ushtrisë, ka bërë të vetën.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf