MSC Albert HABAZAJ*/ Lufta e Vlorës dhe fatet Shqipëri – Itali

1005
Sigal

Lufta e Vlorës nisi pas fitoreve të mëdha politike të arritura brenda vendit me Kongresin e Lushnjës

*studiues

Luftës së Njëzetës, i janë kushtuar studime serioze nga folkloristë e historianë, si A. Buda, K. Frashëri, M. Çami, M. Verli, Z. Sako, Q. Haxhihasani, A. Xhagolli, B. Gaçe, M. Dibra etj. Epika historike përbën një nga ciklet më të plotë, “më të bukurit, shumë i larmishëm, me një intensitet të madh ngjarjesh, tablosh, figurash, që sjellin informacione aq të gjera saqë në një farë mënyre të duket sikur të vjen para syve kronika reale e kësaj ngjarje të rëndësishme”. 1. Faktorë historikë dhe kulturorë pro europianë. Epoka e Skënderbeut u bë barrikadë e pushtimeve osmane drejt Europës.  “Më 1614, u mblodh kuvendi i Kuçit, me përfaqësues të shumtë nga Shqipëria dhe nga vendet fqinje” , ku u përpunua një projekt, me qëllim që të bashkërendonin luftën e popujve të Ballkanit me koalicionin e shteteve europiane për zhvillimin e luftës kundër Osmanëve. Mërgimet drejt Italisë. S. Frashëri thotë, se në Itali  jetojnë më tepër se 200. 000 shqiptarë – arbëreshë. 21). Në kohët e sotme, në Itali kanë emigruar mbi 500.000 shqiptarë. Kleriku italian i Urdhrit të Jezuitëve, At Zef  Valentini (Joseph) (1900-1975) ka thënë: “Shqipëria është perëndimore”. Ja seç thotë kënga epike: “Moj Vlor’ e bukur në gropë,/ Moj Vlor-o/Skel’ e parë në Evropë!”, apo: “Obobo, seç qënkej Kota,/ Më e bukur nga Evropa!”, ose: “Evropa shkruajn’ e thonë…”. E shpreh qartë dëshirën populli. Ai kërkon të radhitet në Europë, (ku ka qenë e ku i takon),  të intergrohet në familjen europiane. 2. Raporti histori-folklor në rrafshin e marrëdhënieve Itali- Shqipëri. Lufta e Parë Botërore (1914 – 1918), e shndërroi Shqipërinë në shesh lufte. “Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën; Italia zuri Vlorën; Serbia pushtoi Shqipërinë e Mesme, ndërsa Mali i Zi Shqipërinë e Veriut”. Epika historike na i sjell këto kohë në këtë trajtë: “Ra një yll në mes të detit,/Isharet për Shqipërinë:/Të tërë kralet u ngrinë,/Veç Frëngu me Italinë./Na u ngul’e s’na u shkinë!/ Italija shi’ ç’na thotë:/“Do ta mbajte Shqipërinë dhe, për pasojë, “Ki Adriatiku ndjerë,/ Pse s’bën valë këtë herë,/ Valë, dallgë dhe fortunë?”. Pas mbarimit të Luftës I-rë Botërore, imperialistët italianë, synonin ta mbanin përgjithmonë Shqipërinë, por populli ynë ua përmbysi planet me luftën e tij heroike të 1920-ës. Lufta e Vlorës nisi pas fitoreve të mëdha politike të arritura brenda vendit me Kongresin e Lushnjës dhe pasi kishin dështuar të gjitha përpjekjet e palës shqiptare për ta zgjidhur çështjen e Vlorës me marrëveshje politike. Vendimi për fillimin e luftës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës, të Tepelenës e Himarës, të mbledhur në kuvendin e Barçallasë më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun. Organizimi në rrafsh kombëtar u bë nga komitetet e “Mbrojtjes Kombëtare” të krahinave të ndryshme të vendit, si dhe nga qeveria e Sulejman Delvinës. Lufta e armatosur e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe mbaroi më 2 gusht me nënshkrimin e Protokollit, që i dha fund pushtimit.  Përballë ushtrisë italiane, prej afër 20 mijë veta”, (ndërsa garnizoni italian i Vlorës përbëhej nga 7000-7500 forca këmbësorie, të pajisura me mjete të blinduara, të mbështetura nga aeroplanë e anije të marinës luftarake), u vunë forcat shqiptare vullnetare, që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 3 shtator forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës. Në këtë fitore ndikuan edhe faktorët e jashtëm. Lëvizja revolucionare në Itali ishte kundër luftës në Vlorë. U ndezën sheshet e Romës nga thirrjet: “Jashtë duart nga Shqipëria!…Jashtë Vlorës” Edhe ushtarët italianë kërkonin “të kthehemi në shtëpinë tonë, t’ua lemë Shqipërinë shqiptarëve”. Shtypi italian i kohës shkruante: “As Italia, as ndonjë vend tjetër i huaj nuk mund të pretendojë të drejtën e ngulitjes në atë tokë me të vërtetë martire”. Në Vlorë, edhe sot e kësaj dite, kujtohet me respekt një nënoficer italian, Giovanni Valenza, që u hodh në anën e kryengritësve shqiptarë. Epika historike pohon se të dyja palët janë të pabarabarta në dy aspekte: për nga armatimet, italianët janë shumë superiorë. Kënga e Thanas Benit e sintetizon këtë fakt me vargjet: “Evropa shkruan e thonë,/ Ç’janë këto që dëgjojmë?/ Shqipëtarët po luftojnë,/ Me një mbret dyzet mijonë…” Dhe më tej: “Po me se lëftojnë vallë?/ Me sëpata, me hanxharë,/ Dufekët lidhur me gjalmë,/ Fyshekët në xhep i mbajnë,”. Ndërsa, për nga morali, përparësia është e shqiptarëve. Epika historike përdor satirën për gjendjen pa rrugëdalje, në të cilën ndodhen trupat pushtues: “Italianët:-Mama mia!”/E mbajtën vrapin në det” dhe “Shqipëria male, gropa,/ Italin’ e bëri copa”. Në botimin e vitit 1956, “Këngë popullore historike”, janë 43 këngë mbi Luftën e Vlorës. Më vitin 1970, Instituti i Folklorit botoi 108 këngë popullore për Luftën çlirimtare të Vlorës, “me të cilat pasqyrohet fryma atdhetare e shqiptarëve, vendosmëria e tyre për të çliruar Atdheun. Këngët historike u këndojnë luftëtarëve popullorë: Selam Musai, Kanan Maze, Sali Murati, Zigur Lelo, Sado Koshena, Toto Hosi dhe dhjetëra trima të tjerë të shquar në këtë luftë”.