Morali në Pallatin e Dimrit dhe pushteti i dukshëm dhe i padukshëm i Katerinës së Madhe

727
Sigal

Historia e ngritjes në pushtet të Katerinës së Madhe nëpërmjet rrëfimi të një vajze, në romanin ‘Pallati i Dimrit” të Eva Stachiniak

(Vijon nga numri i kaluar)

Rojet e shtynë madamë Kluxhin në podiumin e improvizuar të ekzekutimit, të ngritur nxitimthi me disa copa druri dhe një dërrasë. Ndjeva flokët e borës që binin të më shkriheshin në faqe dhe në buzë. Prapa meje, një burrë po ankohej, se nuk arrinte të shihte asnjë gjë.

Sa të holla janë çikërrimat pas të cilave kapet dikush, për ta mbajtur larg fajin: kujtimet e një fjale të pasjellshme, një fytyrë e shtrembëruar nga zemërimi, goditja e një kamzhiku. Sa mirë pritej mendimi i dënimit të merituar, i drejtësisë që vihej në vend. Sa e lehtë ishte përbuzja për ata që binin nga hiri.

 “Askush nuk do të vdesë gjatë sundimit tim,” ishte betuar perandoresha në ditën e grushtit të shtetit, që ia dha asaj fronin, dy vjet më parë. Madamë Kluxhi nuk do të vdesë, i thashë vetes, duke e ditur se vdekja nuk ishte gjithçka nga e cila duhej të kishte frikë një shpirt. Nën goditjet e kamxhikut, lëkura kthehet në shirita mishi. Muskujt këputen. Shpinat thyhen. Nuk duhej shumë punë, për ta kthyer një grua në një sakate.

Dikush prapa meje, kukuriste. Unë e dëgjoja madamë Kluxhin të ulërinte. Përpara se t’i hiqja sytë nga tribuna e ekzekutimit, e pashë trupin e saj të squllej.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf