Monumente natyrore janë atraksione natyrore

2544
Gëzim LLOJDIA 
1. Ndër monumentet e natyrës të rrethit Vlorë janë 16 rrape shekullor,11 shpella,1 ujëvarë,1 deltë detare,1 burim i kripur,2 tarraca detare,2 mbihipje aktive,1 kanion,1 lagunë,1 gji,1 falezë,1bokërrimë,1 dunë rëre,1 valë burim i madh.Lista e monumenteve te natyrës rrethi i Vlorës e cila është ndërtuar në vitin 2003, por që kërkon të ketë ndryshime për dy arsye :një pjesë e tyre mund ,mos u gjendet as nishani dhe e dyta për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës tonë .Disa vjet më vonë janë ribërë listime të tjera,por kjo më e hershmja mbetet unike.

2.Këto objekte natyral janë monumente natyrore në rrethin e Vlorës përbëjnë atraksione. Në Llogora gjendet Pisha Flamur. Në disa katunde gjenden rrepe shekullore që kanë nga një epitete të cilat lidhen me ngjarje të veçanta. Objekte të kësaj natyre kanë edhe një dukuri mistike, që i rrethon. Nuk mund të quhen shpërthime gjene tipike por janë produkt i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Është edhe një fakt tjetër,që ky objekt natyror nuk gjendet i listuar në monumentet e natyrës të rrethit të Vlorës. Lista e monumenteve natyrore të rrethit Vlorë në të shumtën përbëhet nga rrapet madhështor.

3. Në këtë listë ,pra listomi i vititi2003,gjenden: Rrapet e Pilurit, Kudhësit, Palasës , Rrapi i Xhamisë, Çezmës,ilqet e Zarelit rreth gjysmë ha, në Kuç ,si edhe të Buronjave të cilat përbëjnë një ndër zonat më të bukura si dhe të Izvorit, Tragjasit, Drashovicës,Velcës, Gurës në Smokthinë.Mbetet e “shënuar” pisha Flamur në qafë të Llogarasë . Në afërsi të pikës së Qafë Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korrentet e erërave. Një element natyror i veçantë dhe tepër karakteristik i dhe karthet e Tërbaçit. Mirëpo një pyetje ngrihet vetiu. A ekzistojnë aktualisht këto objekte monumente të natyrës në rrethin e Vlorës? Rrojnë apo janë zhdukur? Ka edhe një enigmë tjetër ? A i njohin bashkitë dhe banorët këto objekte të listuara si objekte të cilat mbrohen nga shteti si monumente të rralla të natyrës tonë?

Kjo listë do të ishte më e madhe dhe do të përmbante edhe visare që janë zhdukur nga natyra jonë e virgjër. Kumtoj faktin, që specialistët e Universitetit të Gjenevës gjatë listimit të florës dhe faunës në Orikum në vitin 2008, gjetën dhe konfirmuan faktin e një bime ende të rrallë, që rritet në këneta dhe laguna ,ndërsa është zhdukur në të gjithë pellgun e Mesdheut pas tharjeve të kënetave. Kjo bimë e rrallë u gjend në pjesën jugperëndimore të lagunës së Orikut, e cila kur çel në stinën e lulëzimit dhe buisjes shfaq një ngjyrë të kuqërremtë të hatashme ,kjo dukuri e mbulon me gjakun e saj të ndezur buzën e lagunës . Momentalisht nuk gjendet në asnjë almanak biologjie dhe as e listuar në florën e kësaj zone.

4.Lista e monumenteve te natyrës rrethi i Vlorës e cila është ndërtuar në vitin 2003, por që kërkon të ketë ndryshime për dy arsye një pjesë e tyre mund ,mos u gjendet as nishani dhe e dyta për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës tonë . Si u dogj rrapi i Mesaplikut.Në të vërtetë kanë ekzistuar rreth 200 rrape ku sipas të dhënave të fundit, aty zhvilloheshin mbledhjet historike të krahinës. Rrapet e Mesaplikut kanë qenë vendi i organizmit kuvendor të krahinës duke shërbyer si vendgrumbullimi për luftëtarët dhe kuvendarët. Nga 200 rrape, rrapi i madh ishte rreth 600 m në lindje të këtij grupi masiv.Rrapet kishin mbirë buzë lumit Shushicë. Nga 200 rrape aktualisht kanë mbetur vetëm 30-40 të tillë. Mirëpo rrapi i shënuar si monument u dogj në vitin 1990. Një banorë vandali ka bërë zjarr në zgrabullën e tij duke e kthyer në hi gjithë peshën e tij dhe historinë e këtij objekti natyre. Një sërë rrapesh të tjerë të krahinës së Kurveleshit apo Tragjasit kanë mbajtur edhe peshë historike. Përveçse u listuan si monumente natyrore ato janë edhe monumente të pazëvendësueshme të historisë sonë. Shumë kuvende dhe thirrje për luftë ndër kohëra janë mbajtur nënë hijet e këtyre viganëve gjelbëror ,një pjesë e të cilëve nuk ekzistojnë. Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. Ajo çka duhet theksuar është se :nga vitet ‘90 në Kurvelesh nuk ka pasur mbjellje të filizave të rinj për të zëvendësuar bimësinë e humbur nga degradimi kohor. Nëse sheh listën e monumenteve natyrore të Vlorës krenohesh për këto xhevahire ,që ka rritur dhe krijuar:” mëma natyrë” ndër shekuj të gjatë e të pandërprerë të historisë .Në disa vende të dukshme të rrethit të Vlorës gjen edhe tabela të shkruara siç është ajo e pishës së famshme Flamur në Llogora apo për disa rrape shekullor. Mungojnë për të tjerat sepse veprojnë duar, që i i heqin i prishin si në asnjë vend të botës të qytetëruar. Ky fenomen fare pak i denoncuar është kthyer në mani po rritet madje ndërsa fsheh kështu një pasuri të madhe të natyrës që më së miri duhet ruajtur jo vetëm nga rrogëtarët,banorët e këtyre zonave duan ta kenë detyrim moral për të mbrojtur pasurit e këtij vendi, që mund të ndodhen pranë banesave të tyre, por që gjithsesi janë pasuri ,që nëse humbasin njëherë nuk krijon për së dyti. Ilqet e Zarelit i griu sëpata. Shumë ilqe,prall e bimësi të tjerë të shurit të Kuce janë bërë qymyr e hi ,ndonëse ekzistojnë në listime fiktive. Krahas florës së pasur, që rrit treva jonë një numër shpellash kanë mbetur aksidentalisht në këto listime. Lugina e lumit të Vlorës,ruan në brendi të vet thesare të pashpallura ,që janë thinjur nga ciklet e gjatë të stinëve në muzgje të kohërave. Me Muzafer Korkutin disa vjet më parë shkuam në në fshatin Gjormë duke sensibilizuar banorët dhe nxënësit e shkollës për të ruajtur thesarin kulturor, që e kishim të trashëguar nga brezat. Shpellat e njohura të fshatit Velcë të pastudiura janë sot të pavizitueshme dhe të pambrojtura. Lugina e Shushicës është e ngushte dhe ku¬fizohet ne të dy anët me male te larte. Ajo shtrihet gati tërësisht ne brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri në lartësinë 900 m, thonë studimet. Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë të mjaftueshme. Ne vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat pre historike të Velçes, (Mustili 1954-1955).

5. Listimi i vitit 2003.
1.Qiparisi i Kambanores se Kishës se Vunoit
2.Lisat e Pilurit
3.Rrapi i Kosmarit Kudhes
4.Rrapi i Palases
5.Rrapi i Shkollës nr.1
6.Rrapi i Xhamisë
7.Rrapi i Çesmes (Mifol)
8.Ilqet i Zarelit me (0,5 ha)
9.Rrapi i Kroit te Madh
10.Rrapi Laze
11.Mbihipja e Çikes
12.Mbihipja aktive e Dukatit
13.Shkeputje e re aktive e Llogorasë
14.Tarraca detare e Kusbabait
15.Tarraca detare e ish-shtëpisë se pushimit te punëtoreve
16.Gjiri dhe shpellat e Grames
17.Bariera Koralore e grykes se Diallit
18.Falezat e Sazanit
19.Shpella e Shëngjergjit ose e Bletës
20.Shpella e Ramices
21.Shpella e Velçes
22.Shpellat e Boderit (Smokthine)
23.Shpella e Haxhi Alise (Iliriane)
24.Shpella e shkruar
25.Shpella e Bilbilenjeve
26.Shpella e Porto Palermos
27.Shpellae Pirateve (Dhërmi)
28.Shpella e Odisese (Surianit)
29.Shpella e Duk Gjonit
30.Kanioni i Gjipese
31.Bokerimat e Vunoit
32.Rrethi i Plakes (Brataj)
33.Ujevara e Ramices
34.Dunat e Nartes
35.Delta e Perroit te Palases
36.Burim i kripur i Bashajt
37.Vali i Vranishtit (burim i madh)
38.Laguna Limopuo
39.Rrepet e Buronjave Kuç
40.Pisha Flamur- Llogara 
41.Rrapi Mesaplikut
42.Karthi i Terbaçit
43.Rrapi i Dukatit 
44.Rrepet e Izvorit
45.Rrapi i Tragjasit te Vjeter 
46.Rrapi i Shenvarvares (Velçe)
47.Rrapi i Gurrave Smokthine 
48.Rrapi i Madh ne Bashaj
49.Rrepet e Drashovices
50.Ullinjte e Trubullit ne Karbunare 
51.Pylli i Zvernecit
6.Prralli i Verbasit .Një monument i rrallë dhe i panjohur.
Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral. Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral, që nuk gjendet në listën e monumenteve natyror të rrethit të Vlorës.Edhe në listimet evitit 2003. Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral, që gjendet në fshatin Verbas të rrethit të Vlorës . Rreth 26 km rrugë nga qyteti i Vlorës drejt zonës së Smokthinës në Verbas. Prralli njihet në krejt zonën e Labërisë si një dru i cili formon gjethe në majë të cilave janë shpues,pra gjemba kështu bimët janë organizma të gjallë, thuhet në një studim. Prralli i Verbasit është një monument natyre. E përbënë këtë fakt që pozicioni i tij nuk është drejt qiellit ,por gjysmë i shtrirë. Ky dru ka ecur gjithë jetën e tij shtrirë duke shikuar jo nga lartësia si simotrat , por nga toka . Në kushtet ku ndodhet aktualisht pranë tij është një lapidar me një pllakë me mermer. Poshtë është veshur nga fasada e një murri rrethor, ndërsa sipër tij është kurora e tij diku në 3-4m. Trupi i bimës ka një përthyerje të vogël. Shkon deri 30-50 cm trashësi. Bima është ruajtur dhe nuk është dëmtuar edhe gjatë ndryshimeve . Lartësia nga toka në pozicion e shtrirë i kalon të 1 m.E paraqitur në një pozicionim të këtillë ky monument mbete i veçantë madje është një atraksion i rrallë në zonën e Smokthinës .Vet ,Verbasi është pjesë e katundeve të kësaj zone. Tek dokumenti për emërtimet shqipe , toponimet shqiptare të kryera gjatë regjimit të Zogut për të ndryshuar emrtimet sllave këtë zonë e gjejmë me këto toponime:(42-Smokthinë –Zhgabaj ,41-Ramicë Ramaj , 38-Mesaplik Mesaplik, 37-Matogjinë ,Matogjini, 32-Bashaj –Bashaj.) Fjala vetë Mesaplik sipas E. Çabej vjen nga fisi i mesapëve që erdhën në këtë trevë nga jugu epirot. Zona e Mesaplikut është njohur për shumë monumente si gjurmë të kulturës së hershme. Përmendtë vendbanimi i Cerjes, vendfortifikim në luginë të Shushicës ,gjurmë të kësaj kalaje gjenden edhe sot,mozaiku i Mesaplikut ,Kaçorrit,ura e Bogdanit. Monumente të tjera natyrore janë përfshirësi: “Guri me qiell “në fshatin Vranisht,katund që ka shtrirje në rrëzë të Malit, përkarshi lumit Shushicë
7. Prof .Dr Nasip Mecaj në enciklopedinë e Kurveleshit sjell këto të dhëna për florën në vecanti:”Morfologjia karstike ka përhapje të vogël, ndonëse kushtet natyrore dhe përbërja litologjike e terrenit është tepër e favorshme për zhvillimin e tyre. Ndikim negativ në zhvillimin e tipit të relievit karstik ka luajtur shkalla e lartë e materialeve të patretshme dhe kushtet jo të përshtatshme topografike (pjerrësia e lartë e shpatit) etj. Disa forma karstike sipërfaqësore i vërejmë gjatë kurrizit të malit. Dukuria e tretjes në sipërfaqe është shumë e ngadaltë, për të mos thënë se ky proces ka përfunduar për shkak të izolimit të tyre me material të patretshëm. Më tepër kemi të bëjmë me një karst nëntokësor, sesa sipërfaqësor. Shpati perëndimor në pjesën më të madhe është i pyllëzuar, duke përbërë sektorin më të dendur me pyje të krejt vargut malor. Katet bimore kanë një shpërndarje graduale në drejtim vertikal, duke zëvendësuar njëri-tjetrin. Sipërfaqen më të madhe e ka brezi i dushkut. Sipër tij vjen brezi i pishës dhe i bredhit, që arrin deri në 1600 m mbi nivelin e detit. Rrobulli ka një areal të vogël përhapjeje. Mbi halorët shtrihen kullotat verore, të pasura me një bimësi barishtore të shumëllojshme, shumica e të cilave janë bimë mjekësore, ku dominojnë çaj i malit, trëndafili i egër, tërfili, trëndelina etj.
Sigal