Misteri i vetëvrasjes së Faik Ballancës, Viktor Qurkut, Bekim Fehmiut, Llazi Serbos dhe Ali Podrimjes

2202
Sigal

Cila është enigma e vdekjes apo vetëvrasjes së pesë artistëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë

Faik Ballanca, një nga tregimtarët më brilantë të Shqipërisë,  vrau veten me çifte, para djepit të foshnjës së tij, në vitin 1977, Viktor Qurku u hodh nga shkëmbi në 1983, Bekim Fehmiu, u vetëvra, tre vjet më parë, ndërsa tre muaj pas tij, Llazi Serbo para vetëvrasjes u shpreh: “Dua të vdes si Bekim Fehmiu”. Ndërsa, para një viti, vdiq në Francë, poeti Ali Podrimja, duke e lënë ende ai një mister për shkakun e vdekjes. Ali Podrimja ishte zhdukur për tre ditë dhe pastaj u gjet nga policia franceze në qytetin Lodev, në një pyll pranë një lumi, ku kishte dhënë frymën e fundit. Por misteri shtohet edhe më shumë për vetë faktin, se po në Francë, para 30 vjetësh Ali Podrimja kur ishte plot 40 vjeç, humbi të birin e tij atëherë 10 vjeç. Këtu padyshim përmendëm, vetëm disa nga gjigandët e krijimtarisë shqiptare, pa përmendur disa të tjerë si Ardian Klosi, etj., të cilët përbëjnë plejadën e yjeve të kohës së tranzicionit, që gjithashtu e morën me vete enigmën e vetëvrasjes, duke lënë pas pikëllimin dhe mallin e familjarëve, apo miqve të ngushtë, si edhe të mbarë lexuesve, apo spektatorëve…

Për më tepër, lexoni në brendësi të gazetës Telegraf